Festa kuqezi në Prishtinë
Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.
13
Një fëmijë në Prishtinë valëvit flamurin kombëtar shqiptar.
14
Një veturë me targa të Tetovës shihet duke lëvizur në Prishtinë, teksa në të janë vendosur disa flamuj kombëtarë shqiptarë.
15
Një shitës ambulant në Prishtinë ka ekspozuar portrete të figurave kombëtare shqiptare, të Gjergj Kastriotit, Ismail Qemajlit dhe Isa Boletinit.
16
Disa persona kalojnë pranë një lokali në Prishtinë që ka vendosur në dritare një flamur kombëtar shqiptar.