Shiu shkakton dëme në Onkologji
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
 
5
Pjesë të dëmtuara të tavanit në Onkologji. 
 
6
Një mur i çarë në Onkologji. 
 
7
Shiu ka shkaktuar dëme edhe në kuzhinën e klinikës, nga ku ushqehen pacientët me kancer, të shtrirë në Onkologji. 
 
8
Përveç mureve, dëme kanë pësuar edhe kompjuterët e tavolinat në zyrat e Onkologjisë. 
 
 
 
