Ndërlidhjet

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Biden bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Amerikanët kanë mirëpritur të mërkurën një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden bëri betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

  • Demokrati Joe Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris po ashtu bëri betimin si nënpresidente.
  • Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.
  • Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.
  • Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e një presidence të re në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas ligjit, zhvillohet më 20 janar në Uashington.
  • Presidenti bëri betimin me fjalët: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.
  • Ceremonia e inaugurimit sivjet ishte ndër më të pazakonshmet në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo u zhvillua nën masa të pashembullta të sigurisë, të cilat pasuan dhunën e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit.
  • Presidenti i deritanishëm, Donald Trump, nuk mori pjesë në ceremoni.
  • Pjesëmarrja e publikut në inaugurim ishte po ashtu rreptësisht e kufizuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
17:42 20.1.2021

Kamala Harris bën betimin e nënpresidentes

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re.

Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së.

Ajo bëri betimin para gjykatëses së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor.

Kamala Harris duke u betuar.
Kamala Harris duke u betuar.

17:39 20.1.2021

Lady Gaga këndon himnin kombëtar në ceremoni

Këngëtarja Lady Gaga këndoi himnin kombëtar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, nw Uashington.

Këngëtarja, e cila ka bërë fushatë për zgjedhjen e Bidenit, ka thënë se është “thellësisht e nderuar” që është zgjedhur për ceremoninë.

Lady Gaga në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit.
Lady Gaga në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit.

17:32 20.1.2021

Siguria në Uashington për inaugurimin e presidentit të ri

17:09 20.1.2021

Nënpresidenti në largim arrin në ceremoni

Nënpresidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, dhe gruaja e tij kanë arritur në platformën e Kongresit amerikan, ku pas pak minutash pritet të bëjë betimin presidenti i zgjedhur, Joe Biden.

Nënpresidenti në largim, Mike Pence, dhe gruaja e tij, Karen.
Nënpresidenti në largim, Mike Pence, dhe gruaja e tij, Karen.

Në ceremoninë e inaugurimit nuk merr pjesë presidenti në largim, Donald Trump.

Ai është presidenti i parë në 152 vjet që nuk merr pjesë.

Trump nuk e ka pranuar kurrë humbjen kundrejt Bidenit në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG