Ndërlidhjet

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Biden bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Amerikanët kanë mirëpritur të mërkurën një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden bëri betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

  • Demokrati Joe Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris po ashtu bëri betimin si nënpresidente.
  • Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.
  • Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.
  • Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e një presidence të re në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas ligjit, zhvillohet më 20 janar në Uashington.
  • Presidenti bëri betimin me fjalët: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.
  • Ceremonia e inaugurimit sivjet ishte ndër më të pazakonshmet në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo u zhvillua nën masa të pashembullta të sigurisë, të cilat pasuan dhunën e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit.
  • Presidenti i deritanishëm, Donald Trump, nuk mori pjesë në ceremoni.
  • Pjesëmarrja e publikut në inaugurim ishte po ashtu rreptësisht e kufizuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
16:58 20.1.2021

Çfarë ka thënë Biden se do të bëjë në ditët e para si president?

  • Do ta anulojë vendimin e presidentit në largim, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.
  • Do ta tërheqë lejen presidenciale të dhënë për tubacionin Keystone XL, i cili kundërshtohet nga ambientalistët dhe grupet e amerikanëve vendas.
  • Do t'i revokojë politikat e Trumpit për imigracionin dhe shpalljen e gjendjes emergjente, që ka ndihmuar në financimin e ndërtimit të një muri në kufi me Meksikën.
  • Do ta bëjë të detyrueshme maskën dhe distancimin social për punonjësit federalë dhe në ndërtesat federale.
  • Do t’i japë fund ndalesës së udhëtimit për vizitorët nga disa vende, kryesisht myslimane.
16:46 20.1.2021

Ceremonia e inaugurimit përmes fotografive

16:43 20.1.2021

Biden arrin në Kongres

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, dhe zonja e parë, Jill, kanë arritur në ndërtesën e Kongresit amerikan në Uashington.

Bashkë me ta ka arritur edhe nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, me bashkëshortin e saj.

Ata do të bëjnë betimin në mesditë, sipas kohës lokale.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden; gruaja e tij, Jill Biden; nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris; burri i saj, Doug Emhoff; senatori amerikan, Roy Blunt, dhe gruaja e tij, Abigail Blunt.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden; gruaja e tij, Jill Biden; nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris; burri i saj, Doug Emhoff; senatori amerikan, Roy Blunt, dhe gruaja e tij, Abigail Blunt.

16:26 20.1.2021

Donald dhe Melania Trump duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti në largim është i pari në 152 vjet që nuk merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Trump nuk e ka pranuar kurrë publikisht humbjen në zgjedhje.

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG