Ndërlidhjet

Bullgaria, ndër vendet e pakta që nuk mbyll dyert për pianisten pro Putinit

Valentina Lisitsa.
Valentina Lisitsa.

Pianistes Valentina Lisitsa, i janë anuluar koncertet në shumicën e vendeve të botës, pas përkrahjes publike për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Por jo edhe në kryeqytetin bullgar, ku 53-vjeçarja pritet të luajë dy herë vetëm në muajin prill.

Ky vendim është duke u kritikuar, dhe janë duke u bërë thirrje që performancat e saj të anulohen.

Amelia Licheva, profesoreshë e letërsisë në Sofje, ka thënë për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë se dëshiron që ministri bullgar i Kulturës, Nayden Todorov, njëherësh dirigjent, të heqë nga lista koncertet e Lisitsas, për të shënuar 150-vjetorin e lindjes së kompozitorit rus, Sergei Rachmaninoff.

“Teoria që ne duhet gjykuar një krijues nga arti dhe jo personaliteti, është jashtëzakonisht e rëndësishme, mirëpo nuk është gjithmonë efektive”, ka thënë Licheva, duke i konsideruar “ftesat” e Filarmonisë së Sofjes si “të turpshme dhe jo të moralshme”.

Ajo ka thënë se në kohën e luftës “arti duhet të krijojë rrugë për moral”.

Shqetësimet e Lisitsas kanë nisur më 2015, kur koncerti i saj me Orkestrën Simfonike të Torontos, është anuluar pas komenteve të saj kontroverse që i pati bërë për konfliktin në lindje të Ukrainës.

Lisitsa ka komentuar në rrjetet sociale, duke thënë se “urryesit” po tentojnë “të më heshtin mua si muzikante”.

Në mes e deklaratave tjera kontroverse, Lisitsa e ka përshkruar luftën në Ukrainë, pas vitit 2014, si “luftë civile” dhe i ka përsëritur qëndrimet e Kremlinit për elementet “neo-naziste” në Ukrainë.

Ajo madje e ka përgëzuar veten për aftësinë e “demaskimit të gënjeshtrave që publikojnë mediat perëndimore”.

Disa muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Lisitsa ka performuar në qytetin e shkatërruar ukrainas, Mariupol.

Mariupoli - një vit pas rrethimit shkatërrues rus

Kështu dukej një maternitet në Mariupol më 9 mars, 2022. Një sulm ajror rus e shkatërroi objektin, duke vrarë së paku katër persona. Në atë kohë, Mariupoli sapo ishte rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Qyteti u bë skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus.
1/12 Kështu dukej një maternitet në Mariupol më 9 mars, 2022. Një sulm ajror rus e shkatërroi objektin, duke vrarë së paku katër persona. Në atë kohë, Mariupoli sapo ishte rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Qyteti u bë skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Kjo fotografi e trenave të djegur, pranë plazhit kryesor të Mariupolit, u bë më 25 shkurt, 2023.
2/12 Kjo fotografi e trenave të djegur, pranë plazhit kryesor të Mariupolit, u bë më 25 shkurt, 2023.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.
3/12 Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.
4/12 Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Varrmihësit duke transportuar arkivole në një varrezë në periferi të Mariupolit. Trupa të civilëve raportohet se janë duke u zbuluar nën rrënojat e ndërtesave, shumë kohë pas përfundimit të rrethimit rus. Shumë civilë u strehuan në bodrumet e blloqeve të banimit gjatë luftimeve.
5/12 Varrmihësit duke transportuar arkivole në një varrezë në periferi të Mariupolit. Trupa të civilëve raportohet se janë duke u zbuluar nën rrënojat e ndërtesave, shumë kohë pas përfundimit të rrethimit rus. Shumë civilë u strehuan në bodrumet e blloqeve të banimit gjatë luftimeve.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Teatri i rrënuar. Godina u bombardua më 16 mars, 2022. Sot, ajo është rrethuar me një gardh të lartë, të zbukuruar me imazhe të shkrimtarëve rusë.
6/12 Teatri i rrënuar. Godina u bombardua më 16 mars, 2022. Sot, ajo është rrethuar me një gardh të lartë, të zbukuruar me imazhe të shkrimtarëve rusë.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Qytetarët duke bërë pazare në një treg të improvizuar në Mariupol.
7/12 Qytetarët duke bërë pazare në një treg të improvizuar në Mariupol.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Monument i Mariupolit, i pikturuar me ngjyrat e flamurit rus. Më herët ai kishte ngjyrat kaltër dhe verdhë, sikurse flamuri i Ukrainës.
8/12 Monument i Mariupolit, i pikturuar me ngjyrat e flamurit rus. Më herët ai kishte ngjyrat kaltër dhe verdhë, sikurse flamuri i Ukrainës.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Një ndërtesë e re përballë një blloku apartamentesh të rrënuara nga lufta. Ekipi hetues i aktivistit opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e lartë rusë janë duke përfituar personalisht nga projektet e rindërtimit që po zhvillohen në Mariupol.
9/12 Një ndërtesë e re përballë një blloku apartamentesh të rrënuara nga lufta. Ekipi hetues i aktivistit opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e lartë rusë janë duke përfituar personalisht nga projektet e rindërtimit që po zhvillohen në Mariupol.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Punëtorët ndërtimi në Mariupol. Sipas OKB-së, deri në 90 për qind të ndërtesave të banimit të qytetit u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit rus.
10/12 Punëtorët ndërtimi në Mariupol. Sipas OKB-së, deri në 90 për qind të ndërtesave të banimit të qytetit u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit rus.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Më 6 mars, 2023, Kremlini publikoi fotografi të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që thuhet se po vizitonte një qendër mjekësore, të ndërtuar nga ushtria ruse në Mariupol. Data e vizitës së Shoigut nuk u specifikua.
11/12 Më 6 mars, 2023, Kremlini publikoi fotografi të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që thuhet se po vizitonte një qendër mjekësore, të ndërtuar nga ushtria ruse në Mariupol. Data e vizitës së Shoigut nuk u specifikua.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Një pano e udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov (majtas), presidentit rus, Vladimir Putin (në mes) dhe administratorit të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donjeckut, Denis Pushilin. Panoja gjendet përpara një memoriali në Mariupol, ndërsa fotografia u bë më 16 shkurt, 2023. Një raport i OKB-së vlerësoi se rreth 350.000 njerëz u detyruan të largohen nga Mariupoli. Qyteti kishte rreth 450.000 banorë para luftës.
12/12 Një pano e udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov (majtas), presidentit rus, Vladimir Putin (në mes) dhe administratorit të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donjeckut, Denis Pushilin. Panoja gjendet përpara një memoriali në Mariupol, ndërsa fotografia u bë më 16 shkurt, 2023. Një raport i OKB-së vlerësoi se rreth 350.000 njerëz u detyruan të largohen nga Mariupoli. Qyteti kishte rreth 450.000 banorë para luftës.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide

Një video, në të cilën ajo shihet duke luajtur në piano, është përdorur nga separatistët e përkrahur nga Rusia dhe media shtetërore pro Kremlinit, për të bërë propagandë për “çlirimin” rus.

Data e videos, 9 maj, është lidhur me ditën kur Rusia e shënon fitoren e saj kundër Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Në maj të vitit 2022, Teatri Margitsziget i Budapestit, e ka anuluar performancën e planifikuar të Lisitsas, duke e përmendur si arsyetimin paraqitjen e Mariupolit.

Në dhjetor të po atij viti, asaj i është anuluar edhe ftesa për të luajtur një sallën e operës në Venecia.

Valentina Lisitsa në piano dhe Hilary Hahn me violinë. 3 mars 2009.
Valentina Lisitsa në piano dhe Hilary Hahn me violinë. 3 mars 2009.

Listsa – e cila e ka babanë ukrainas dhe nënën ruse – është rritur duke e folur gjuhën ruse.

Pas diplomimit në Kiev, ajo është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara më 1991, me partnerin e saj, po ashtu, pianist, Aleksei Kuznetsov, me të cilin është martuar më vonë.

Në faqen e saj online thuhet se Listsa ka jetuar mes Romës dhe Moskës në periudhën 2019-20.

Më 2007, ajo e ka postuar videon e parë në YouTube duke luajtur piano; më 2012 ajo ka qenë pianistja më e popullarizuar në atë platformë, pasi videot e saj kanë marrë miliona klikime.

Kritiku i muzikës klasike i të përditshmes amerikane, Washington Post ka thënë më 2013 se Listsa është yll në rritje dhe se në të ardhmen lehtësisht do të performojë në sallat më të famshme në botë.

Lisitsa i ka mbrojtur disa postime të saj në rrjetet sociale.

“Nëse dëshironi, ju lutem ndani kohë që të lexoni postimet e mia. Ndoshta disa mund t’iu duken ofenduese. Satira dhe hiberbola janë mjetet më të mira të letërsisë për të luftuar gënjeshtrat”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook më 2015.

Pavarësisht gjithë anulimeve, koncertet e saj në Sofje duket se do të realizohen.

Herën e fundit kur ajo e ka pasur një paraqitje në Orkestrën Filarmonike të Sofjes ka qenë tetorii vitit 2021, nën dirigjimin e ministrit aktual të Kulturës, Todorov.

Kritikët e kanë përgëzuar Todorovin - i cili është emëruar ministër i Kulturës, në shkurt, që të zgjerojë listën e solistëve dhe bashkëpunëtorëve, prej kur e ka nisur punën në Filarmoninë e Sofjes më 2017.

Ende është e paqartë se kur i janë bërë ftesat Listsas në Filarmoninë e Sofjes për koncertet e radhës, dhe as filarmonia, as Ministria e Kulturës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë artikull.

Duke iu drejtuar Todorovit, Licheva ka shkruar në Facebook se “ftesa ndaj saj, disa vjet më parë ka qenë e lejueshme, por sot jo!

Licheva, e cila ligjëron në Universitetin e Sofjes, Shën Kliment Ohridski, ka thënë se këto organizime “duhet të anulohen urgjentisht, janë të turpshme”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Licheva e ka pranuar talentin e Listsas, mirëpo ka thënë se qëndrimi i saj afër një shteti agresor dhe jodemokratik, “e bën atë objekt të një tjetër lloj vlerësimi”.

Thirrja e saj ndaj rreth 4.600 ndjekësve ka rezultuar me pëlqime dhe komente, por nuk ka arritur të sigurojë mbështetje masive.

Bullgaria është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por me një histori të lidhjeve të ngushta me Rusinë.

Ndonëse në krizë të brendshme institucionale, bullgarët janë bashkuar për të dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sa i përket perceptimit për Rusinë, në Bullgari, Dimitar Bechev, hulumtues në Institutin Carnegie dhe ligjërues në Universitetin e Oksfordit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, në tetor të vitit 2022, se “sondazhet sociologjike kanë treguar se një çerek ose një e treta e elektoratit ka qëndrime pro Kremlinit”, ndonëse ka shtuar se “një përqindje e ngjashme shkon për bullgarët që janë shumë pro Perëndimit”.

Lisitsa nuk është muzikantja e vetme që përballet me refuzime të tilla për shkak të mbështetjes ndaj presidenti rus, Vladimir Putinit, ose për shkak që nuk e kritikon Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë.

Dirigjenti dhe besniku i Kremlinit, Valery Gergiyev është shkarkuar në mars të vitit 2022 nga pozita si kryedirigjentit në Filarmoninë e Mynihut.

Presidenti rus, Vladimir Putin duke e nderuar me çmim dirigjentin Valery Gergiyev në Kremlin. Qershor 2016.
Presidenti rus, Vladimir Putin duke e nderuar me çmim dirigjentin Valery Gergiyev në Kremlin. Qershor 2016.

Pianisti rus, po ashtu i afërt me Kremlinin, Denis Matsuyev, është përballur me anulim koncertesh në Austri, Republikën Çeke dhe Itali, sikurse edhe këngëtarët rusë të operës, Ildar Abdrazakov dhe Anna Netrebko.

Përgatiti: Krenare Cubolli
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG