Ndërlidhjet

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë


Një skulpturë në formë shalqiri në Herson.
Një skulpturë në formë shalqiri në Herson.

Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër.

Fermerët që korrin shalqinj në tokat e tyre, së fundmi janë detyruar të ikin prej aty, kur e kanë vërejtur lëvizjen e një droni mbi kokat e tyre.

Një fermer, Oleksandri, e ka gjetur tokën e tij në zjarr. Ai beson se zjarri është shkaktuar nga një sulm me dronë, në të cilin ka pasur lëndë ndezëse.

“Kam qenë duke vozitur rreth tokës dhe e kam parë një dron aty. Shihet edhe krateri. Shalqinjtë janë dëmtuar”, ka thënë ai për televizionin Current Time.

“E kemi parë një pajisje me lëndë ndezëse. Një dron i verdhë ka qenë aty. Ndoshta është ngjitur në ajër dhe më pas është përplasur”.

“Ndoshta zjarret që po i shohim nuk janë aksidentale. Ndoshta janë pasojë e sulmeve me dronë”, ka thënë ai.

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:46 0:00

Rajoni i Hersonit, në veri të Krimesë, është pushtuar nga forcat ruse më 2022. Mirëpo, trupat ushtarake ukrainase e kanë rikthyer territorin në veri të lumit Dnjepër, më vonë gjatë atij viti.

Oleksandr është kthyer sa më shpejt që ka mundur dhe ka nisur të kultivojë shalqinj në tokën e tij.

“Menjëherë pas çlirimit të Hersonit, kemi ardhur për t’ia rikthyer shalqinjtë rajonit”, ka thënë ai.

“Ne kemi qenë ndër të parët që kemi ardhur këtu”.

Në Ukrainë, Hersoni është sinonim i shalqirit, pasi toka e pasur e këtij rajoni besohet se nxjerrë pemët më të freskëta.

Fermerët tani janë në hall me gjithë kërkesat e mëdha që i kanë për të dërguar shalqinj në gjithë Ukrainën.

“Po shohim rritje të madhe të kërkesës për shalqinjtë e Hersonit. Ata janë bërë jashtëzakonisht të kërkuar këtë vit”, ka thënë Dmytro Yunusov, drejtor i departamentit për bujqësi në administratën rajonale të Hersonit.

“Fermerët e kanë rritur hapësirën e tokës punuese dhe blerësit kanë bërë porosi paraprakisht për shalqinjtë që ende nuk janë rritur”.

Bujqësia është duke lulëzuar aty, mirëpo banorët frikësohen se luftimet mund t’i dëmtojnë sërish.

Disa fermerë punojnë toka në rajone larg frontit të luftës, apo e kanë braktisur tërësisht zonën.

Zhurma e dronëve mbi tokat me shalqinj është një tjetër përkujtim që asnjë aspekt i jetës ukrainase nuk ka mbetur pa u prekur nga lufta.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG