Bota e nderon Papa Françeskun
- Ekrem Idrizi
- Reuters
- AFP
Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.

Një grua mban një kryq në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, pas vdekjes së Papa Françeskut, në Romë, Itali.

Leo, 9 vjeç, përpiqet t'i fryjë qirinjtë e vendosur pranë një fotografie të Papa Françeskut, ndërsa njerëzit marrin pjesë në luftjet pas vdekjes së papës, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Një person shpreh nderimet e tij për Papa Françeskun e ndjerë në një kishë të Arkidioqezës Katolike të Tajpeit, Tajvan.

Një portret i Papa Françeskut është vendosur në Katedralen e Shën Stefanit pas vdekjes së tij, në Vjenë.