Bota e nderon Papa Françeskun
- Ekrem Idrizi
- Reuters
- AFP
Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.

Murgeshat mbërrijnë për t'u lutur në kujtim të Papa Françeskut të ndjerë në Katedralen e Shën Marisë në Yangon, më 22 prill 2025.

Një rruzare mbi trupin e Papa Françeskut në një arkivol të hapur gjatë ritit të shpalljes së vdekjes në rezidencën Santa Marta në Vatikan.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, majtas, lutet para trupit të Papa Françeskut, i vendosur në arkivol, në Vatikan.