Bota e nderon Papa Françeskun
- Ekrem Idrizi
- Reuters
- AFP
Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.

Njerëzit shprehin nderimet e tyre përpara një portreti të Papa Françeskut të vendosur brenda Katedrales Myeongdong në Seul.

Një prift katolik drejton meshën në një shërbesë kishtare pas vdekjes së Papa Françeskut në Marondera, në lindje të kryeqytetit Harare, Zimbabve.

Murgeshat marrin pjesë në meshën përkujtimore për Papa Françeskun në Katedralen e Bariut të Mirë në Singapor.

Njerëzit ndezin qirinj në nderim të Papa Françeskut të ndjerë, para Katedrales "Shën Nënë Tereza", në Prishtinë.