Bota e nderon Papa Françeskun
- Ekrem Idrizi
- Reuters
- AFP
Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.

Në shkallët e Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të Papa Françeskut.

Besimtarët dhe pelegrinët ecin në rrugën "Della Conciliazione" derisa arrijnë për t'u mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit pas vdekjes së Papa Françeskut në Vatikan.

Të krishterët ndezin qirinj, pas njoftimit nga Vatikani për vdekjen e Papa Françeskut, në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Një grua fshin lotët në Katedralen e Manilës pas një meshe, pas vdekjes së Papa Françeskut, në Manila, Filipine