"Betonimi" i Shkupit në 20 vjetët e fundit
Si ishin dikur dhe si janë pas dy dekadash lagjet më të famshme të Shkupit? Teksa pamjet e vitit 2003 nga lart tregojnë zona të gjelbëruara në hapësira publike, më 2023 të njëjtat vende shihen të mbushura me komplekse të mëdha banimi. Trendi se “kush do të ndërtojë më shumë” në dy dekadat e fundit është fushë “lufte” mes mafive urbane, të mbështetura nga autoritetet lokale, të cilat mbushin xhepat me para falë lëshimit të lejeve të ndërtimit, duke vënë pasurimin para mbrojtjes së hapësirës së përbashkët. (Përgatiti: Trim Haliti)
Dikur

Tani

5
“Banorët e Gjorçe Petrovit kundër betonimit” janë titujt më të shpeshtë në media, pas prezantimit të planeve të reja urbane në pesë vjetët e fundit. Ideja e ndërtimit të ndërtesave të larta prej 33 metrash, të 17 ndërtesave afër rrethrrotullimit pranë Kishës së Shën Pjetrit dhe Palit, të 50 ndërtesave pranë “Dexion”-it, si dhe e betonimit të Hromit të qetë dhe e disa vendeve të tjera, shqetëson banorët. Por, nëse e shikoni hartën e Gjorçe Petrovit të 20 vjetëve më parë, dhe atë të sotme, kjo komunë tashmë i është nënshtruar shumë ndryshimeve urbane, në dëm të gjelbërimit.
Dikur

Tani

6
Mëhalla e Dibrës – lagja e populluar, me shtëpi, u rrit në një vendbanim edhe më të populluar, por tani me ndërtesa. Gjatë dy dekadave të fundit, qendra e metropolit është bërë edhe më atraktive për jetesë, prandaj çmimi i metrit katror ka kulmuar. Ndonëse Mëhalla e Dibrës ka qenë mbase viktima e parë e manisë së ndërtimit dhe ende po pëson ndryshime, hapësirat e gjelbra pranë ndërtesave janë ende të rëndësishme.
Dikur

Tani

7
Vetë emri Lisiçë e Re flet për vendbanimin, i cili është duke u urbanizuar shumë kohëve të fundit. Nëse deri dy dekada më parë ishte ende e mundshme të shihej se zona e tokës së pazhvilluar dominonte në një prej fushave më pjellore në luginën e Shkupit, sot mund të shihet se si janë ngritur një mori ndërtesash atje.
Dikur

Tani

8
Një pjesë e Lisiçës së Re, e ashtuquajtura Qendra e Qarkut, ku janë ngritur shumë ndërtesa.