"Betonimi" i Shkupit në 20 vjetët e fundit
Si ishin dikur dhe si janë pas dy dekadash lagjet më të famshme të Shkupit? Teksa pamjet e vitit 2003 nga lart tregojnë zona të gjelbëruara në hapësira publike, më 2023 të njëjtat vende shihen të mbushura me komplekse të mëdha banimi. Trendi se “kush do të ndërtojë më shumë” në dy dekadat e fundit është fushë “lufte” mes mafive urbane, të mbështetura nga autoritetet lokale, të cilat mbushin xhepat me para falë lëshimit të lejeve të ndërtimit, duke vënë pasurimin para mbrojtjes së hapësirës së përbashkët. (Përgatiti: Trim Haliti)
Dikur

Tani

9
“Miçurini”, lagja e emërtuar sipas një botanisti rus, është zhvilluar nga një lagje me shtëpi të vogla dhe ndërtesa të ulëta, në një vend atraktiv për ndërtesa shumëkatëshe banimi. Gjatë dy dekadave të fundit, numri i banorëve është rritur në mënyrë dramatike, teksa vendbanimi është tërheqës për shkak të afërsisë me qendrën e Shkupit.
Dikur

Tani

10
Gazi Baba është i vetmi vendbanim në Shkup që ka pyll. Por, edhe atje, pamja nga lart shfaq se ideja e urbanizimit dhe betonimit nuk e ka kursyer as atë. Zonat e gjelbra po tkurren, në dëm të ndërtesave.