Trashëgimia e shkatërruar e Armenisë Në korrik të vitit 2016, qyteti antik i Anit, tani në lindje të Turqisë, ishte futur në listën e vendeve që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Për armenët, një popull që ende jeton nën hijen e asaj që konsiderohet si “gjenocidi i parë i shekullit 20-të”, që u krye kundër paraardhësve të tyre që jetonin nën Perandorinë Osmane, listimi garanton mbrojtje të një pjese të vogël, por të çmueshme të trashëgimisë së tyre. Por, një vizitë në këtë rajon tregon sot se, jashtë mureve të Anit, ajo çka ka mbetur nga kultura armene në Turqi ndodhet në rrezik nga zhdukja e tërësishme.
Trashëgimia e shkatërruar e Armenisë

9
Brenda Kishës së Shën Gregorit të Tigran Honents. Shumë nga afresket brenda janë shkatërruar. Dëmit, që u shkaktua në Ani, ndoshta po i vjen fundi, tani që UNESCO ka marrë nën mbrojtje këtë vend. Por, jashtë këtij lokacioni të mbrojtur, trashëgimia armene në Turqi mbetet nën mëshirën e shtetit, që si duket ka dëshirë të harrojë që armenët kanë ekzistuar fare në atë rajon.

10
Bora duke rënë në anën armene të kufirit, që shihet nga Ani. Edhe pse Ani është braktisur që disa shekuj, toka përreth është populluar nga komunitetet armene deri në urdhrin për deportim të vitit 1915 dhe vrasjeve masive. Më shumë se 1 milion armenë etnik u vranë në atë që Jerevani dhe të tjerët e konsiderojnë si gjenocidin e parë të shekullit 20-të.

11
Kars, një qytet aktiv rreth një orë larg Anit, dikur kishte 85% të popullatës armenë. Por, sot, shumë pak njerëz lokalë dinë për “varrezën armene” që shtrihet në rrënojat në maje të kodrës mbi qytet.

12
Ky vend është i pasur me varreza të gurit, shumë prej të cilave shtrihen mbrapshtë. Disa prej varreve antike duket se janë gërmuar nga ata që një ciceron lokal i quan “gjuetarë të thesareve”.
Facebook Forum