Një grua afgane që u rrah për vdekje nga një turmë njerëzish, pas pretendimeve se ka djegur një kopje të Kuranit, u varros në Kabul me 22 mars. Trupi i pajetë i Farkhundas, që njihej vetëm me këtë emër, u përcoll në varreza nga aktivistet për të drejtat e grave. Ato kërkuan drejtësi nga qeveria për vrasësit. Mohammad Zahir, zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme, tha se "nuk është gjetur asnjë provë se ajo ka djegur Kuranin".
Forcat e rendit raportuan se Farkhunda u vra më 19 mars nga një grup burrash, që vunë trupin e saj në flakë dhe e hodhën në lumë. Presidenti afgan, Ghani e quajti vrasjen e Farkhundas akt të tmerrshëm dhe kërkoi hapje të hetimeve. Autoritetet kanë arrestuar 13 njerëz në lidhje me rastin dhe kanë suspenduar 13 policë nga puna, të cilët thuhet se kanë qëndruar pranë dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar sulmin.