Banorët e Harkivit duke mbushur bateritë e telefonave në një stacion treni.
Kur energjia elektrike është ndërprerë në një festë të organizuar në hotelin Otel, në fundjavën e parë të dhjetorit në Kiev, gratë dhe burrat që kanë qenë aty, nuk e kanë parë këtë gjë si problem dhe kanë vazhduar të këndojnë sipas dëshirës së tyre.
Ndërkohë ata kanë nisur të bërtasin “Putin është irritues” – slogan që daton prej vitit 2014, kur tifozët e futbollit kanë brohoritur njëjtë nëpër stadiume futbolli.
Vazhdimi i festës ka qenë vetëm një prej qindra akteve tjera të ukrainasve për të sfiduar sulmet e vazhdueshme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë.
Këto sulme tani janë bërë pjesë “normales së re jonormale” – bashkë me shumë situata tjera që ukrainasit nuk i kanë përjetuar para nisjes së luftës.
Prej fillimit të tetorit, Rusia ka nisur një mori sulmesh me raketa dhe dronë në infrastrukturën ukrainase të energjisë, duke lënë banorët pa rrymë, ujë dhe ngrohje.
Sulmi i fundit i tillë është raportuar më 15 dhjetor.
Moska e ka hapur këtë front të ri të luftës kundër Ukrainës, pasi është përballur me një mori humbjesh në fushëbetejë, me shpresën që teksa dimri afrohet, kushtet e rënda do t’i bëjnë ukrainasit të dorëzohen.
Kievi në terr pas sulmeve ruse
1/16Pas sulmeve ajrore ruse që goditën Ukrainën, në shumicën e qyteteve të vendit është rikthyer energjia elektrike, përveç në kryeqytet.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/16Kievi mbetet ende me furnizim të kufizuar të energjisë, pas sulmeve ruse të 23 nëntorit.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/16Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, tha vonë më 24 nëntor se 60 për qind e qytetit ende nuk ka energji elektrike.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/16Ai shtoi se prioritet mbetet edhe furnizimi me ujë dhe transporti publik.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/16Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e dhjetë, po vazhdojnë sulmet e intensifikuara ruse me raketa ndaj infrastrukturës civile.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/16Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/16Besohet që sulmet ruse kanë shkatërruar gjysmën e sistemin ukrainas të energjisë dhe miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë, teksa dimri afrohet.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/16Ditëve të fundit, autoritetet u kanë thënë banorëve që duhet të konsiderojnë edhe mundësinë e largimit nga shteti për të zvogëluar kërkesën në rrjetin energjetik.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/16Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike deri në mars, tha një ekspert i energjisë, për shkak të asaj që një zyrtar e përshkroi si dëm "kolosal" të shkaktuar në rrjetin elektrik të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
10/16Sergey Kovalenko, drejtor ekzekutiv i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania ishte udhëzuar nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës të rifillojë ndërprerjet emergjente të rrymës në zonat që mbulon, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rajonin lindor Dnjipropetrovsk.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
11/16“Edhe pse tani ka më pak ndërprerje, dua që të gjithë ta kuptojnë: Sipas shumë gjasave, ukrainasve do t'iu duhet të jetojnë me ndërprerje deri të paktën në fund të marsit,” paralajmëroi Kovalenko në një postim në Facebook.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
12/16“Mendoj se duhet të përgatitemi për opsione të ndryshme, madje edhe më të këqijat. Mblidhni rroba të ngrohta, batanije, mendoni se çfarë do t'ju ndihmonte ta kaloni një ndërprerje të gjatë të rrymës", tha ai, duke iu drejtuar banorëve ukrainas.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
13/16Fillimisht më shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrike pas një valë të re sulmesh ruse ndaj infrastrukturës kritike.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
14/16Sipas kompanisë shtetërore të energjisë “Ukrenergo”, rrjeti energjetik në vend është duke punuar në limite pasi ulja e temperaturave dhe dëmtimet e shumta si pasojë e sulmeve të reja nga raketat ruse e kanë bërë të pamundur furnizimin me kohë të plotë të qytetarëve.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
15/16Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për "terrorizëm energjetik" mbi sulmet e saj të përsëritura në infrastrukturën kryesore.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
16/16“Vetë fakti që Rusia i është drejtuar terrorit kundër sektorit të energjisë tregon dobësinë e armikut”, tha Zelensky.
Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur deri më tash.
Këto lloj sulmesh kanë zemëruar Perëndimin.
“Sulmet që kanë shënjestër infrastrukturën civile, me qëllimin që burrat, gratë dhe fëmijët të mbesin pa ujë, rrymë dhe ngrohje, përbëjnë terror të pastër”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në tetor.
Më 7 dhjetor, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar për mundësinë e një “apokalipsi” nëse Ukraina vazhdon të përballet me sulme të tilla.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky dimër mund të “rrezikojë jetën e miliona njerëzve”, sidomos atyre që jetojnë në fshatra dhe në qytetet afër zonave të konfliktit.
Mirëpo teksa qytetarët, autoritetet dhe kompanitë e energjisë mësojnë si të përballen me ndërprerjet e energjisë dhe problemet tjera që shkaktohen nga mungesa e saj, ka indikacione në rritje që fokusi i Moskës në energji, do të jetë në rënie.
Krijimi i strehëve të sigurta
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër pos mbijetesës”, ka thënë Tymofiy Mylovanov, ish-ministër i Ekonomisë, që tani është këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Në një bodrum që tani ai e shfrytëzon edhe si strehë, edhe si sallë ligjërimi, Mylovanov ka thënë se muajt e fundit e fundit i ka kaluar “duke e transformuar klasën në qendër për instalim të gjeneratorëve dhe pllakave satelitore, si dhe duke mbushur rezerva uji”.
Tani universiteti ku ai ligjëron, Shkolla e Kievit për Ekonomi, ka rrymë, ngrohje dhe qasje në internet, duke mundësuar vazhdimin e punës edhe kur ndizen alarmet në Kiev, por edhe kur sulmet ruse lënë gjysmën e qytetit në terr.
“Hera e fundit kur kemi pasur kaq shumë studentë ka qenë para pandemisë së koronavirusit”, ka thënë ai.
Mylovanov, i cili e ka pranuar se këto avancime nuk do të ishin të mundshme pa mbështetje financiare të partnerëve ndërkombëtarë të universitetit, ka thënë se një prej synimeve të tyre “është që të tjerët të mësojnë se përgatitjet janë të mundshme edhe në skenarët më të këqij”.
Megjithatë sulmet vazhdojnë të shkaktojnë probleme të mëdha logjistike dhe materiale në infrastrukturën ukrainase të energjisë.
Pas një goditjeje të madhe ruse, që ka lënë miliona njerëz pa rrymë dhe ujë në Kiev më 23 nëntor, Zelensky ka prezantuar një plan për përgatitje në raste të situatave emergjente.
Jo shumë larg prej Shkollës së Kievit për Ekonomi, një pikë e ngjashme është hapur së fundi në një shkollë fillore.
Secili mund të shkojë aty për t’u ngrohur, për të mbushur bateritë e telefonave, për të siguruar ujë, ka thënë Hanna Khimich, administratore e shkollës që mbikëqyr objektin.
Ndonëse në kohën kur Radio Evropa e Lirë e ka realizuar një vizitë, objekti ka qenë i thatë, ai nuk është dukur si vend që ofron mbrojtje adekuate në rast të “apokalipsit” që ka përmendur Klitschko.
Sikur edhe shumë pika të tilla në Ukrainë për ofrim të ndihmës, shkolla ka gjeneratorë, por nuk ka naftë për ta vënë atë në funksion.
Mylovanov beson se këto pika, megjithatë, përbëjnë “përgjigje realiste”, pasi as autoritetet shtetërore dhe as ato lokale nuk kanë pasur mundësi që të krijojnë qendra për ndihmë brenda javësh.
Shërbimi Shtetëror për Emergjenca ka thënë se komunitetet lokale kanë krijuar mbi 5.000 pika të tilla dhe mbi 100.000 njerëz i kanë përdorur ato.
Të tjerë besohet se janë përgatitur paraprakisht.
Që në stinë të vjeshtë, ukrainasit kanë blerë rroba të trasha, qirinj, bateri të jashtme për telefona, stufa me gaz dhe rezervuarë uji.
Edhe restorantet dhe kafiteritë e Kievit janë adoptuar shpejtë, shumica prej tyre kanë gjeneratorë për rrymë, si dhe janë pajisur me pajisje për ngrohje që funksionojnë me gaz.
Por nuk përfundon me kaq.
Secili që tenton të ecë në errësirë për të shijuar një gotë filxhan me kafe, e di se këto zgjidhje të improvizuara e kanë koston e vet.
Numri i personave të vdekur në aksidente trafiku në Kiev është gjashtëfishuar prej kur kanë nisur problemet me energji, kanë thënë zyrtarët policorë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më shumë se 2.500 zjarre janë shkaktuar në Ukrainë si pasojë e tentimeve për të bërë zgjidhje me burime alternative të energjisë.