Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit në Kosovë në një ekspozitë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës janë prezantuar librat "Abetare" të botuara ndër vite. E para Abetare e botuar në Kosovë daton në vitin 1945 dhe ajo e fundit është e vitit 2022. Abetarja është libri i parë për nxënësit në Kosovë ku mësohet shkrimi dhe leximi i gjuhës shqipe.
Abetaret e Kosovës të botuara ndër vite
13
Abetarja e botuar në vitin 1987.
14
Abetarja e botuar në vitin 2003 nga Enti i Teksteve Mësimore i Kosovës.
15
Në vitin 2007 u botua një abetare tjetër në Kosovë.
16
Abetarja e botuar në vitin 2008 në Kosovë. Kjo abetare kishte të bashkangjitura edhe fletore pune.