Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit në Kosovë në një ekspozitë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës janë prezantuar librat "Abetare" të botuara ndër vite. E para Abetare e botuar në Kosovë daton në vitin 1945 dhe ajo e fundit është e vitit 2022. Abetarja është libri i parë për nxënësit në Kosovë ku mësohet shkrimi dhe leximi i gjuhës shqipe.
Abetaret e Kosovës të botuara ndër vite

17
Abetarja e botuar në vitin 2012 ishte titulluar “Abetare shkronjë pas shkronje’ dhe ishte e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërinë .

18
Në vitin 2022 u botua edhe një abetare tjetër për klasat e para të arsimit fillor, e cila po ashtu ishte e përbashkët me Kosovën dhe Shqipërinë. Nxënësit e klasave të para të dy shteteve mësojnë nga e njëjta abetare.