Ndërlidhjet

Përkthyesja në lot gjatë dëshmimit të djaloshit ukrainas në Parlamentin Evropian


Përkthyesja në lot gjatë dëshmimit të djaloshit ukrainas në Parlamentin Evropian Përkthyesja në lot gjatë dëshmimit të djaloshit ukrainas në Parlamentin Evropian
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:40 0:00

Në një diskutim të zhvilluar pas shfaqjes së një dokumentari për fëmijët ukrainas, asistentja e njërit nënkryetar të Parlamentit Evropian shpërtheu në lot teksa përktheu fjalimin e 11-vjeçarit Roman Oleksiv nga Lvivi. Djaloshi i mbijetoi një sulmi rus me raketë në Vinitsja, qytet në qendër të Ukrainës. Sulmi i korrikut 2022 e vrau nënën e Romanit. Djaloshi iu nënshtrua 36 operimeve dhe rehabilitimeve të gjata për shkak të djegieve dhe plagëve. Pavarësisht kësaj, ai iu kthye studimeve dhe u nderua me çmim nga presidenti i Ukrainës. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)

XS
SM
MD
LG