Ukraina lufton për Pokrovskun që gjendet në situatë “jashtëzakonisht të rrezikshme”
Marrja e Pokrovskut është kthyer në sfidën kryesore të Rusisë, teksa tenton të zaptojë territorin që i ka mbetur ushtrisë ukrainase në rajonin e Donjeckut. Ky qytet, kyç për transport dhe logjistikë, është në rrezik rrethimi nga ushtarët rusë. Në tentim e sipër për ta ruajtur qytetin, Ukraina ka dërguar forca speciale, por nuk dihet nëse kjo masë do të jetë e mjaftueshme për ta parandaluar rënien e qytetit në duart ruse. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
8 dhjetor 2025Kriza e thatësisë: Irani synon të blejë ujë nga fqinjët
-
7 dhjetor 2025Projektet e dhëndrit të Trumpit ndezin polemika në Beograd
-
4 dhjetor 2025Si po përpiqet Moska të krijojë një sistem paralel bankar?