Migrantët kirgizë dynden drejt Serbisë pas keqtrajtimeve në Rusi
Serbia është shndërruar në magnet për punëtorët kirgizë në vitet e fundit. Serbia, e cila mundëson qëndrim 3-mujor pa viza për shtetasit kirgizë, dhe qasje relativisht të lehtë në tregun e punës, po shihet secilën herë e më shumë si alternativë kundrejt Rusisë, pas shtypjes që u ka bërë Moska migrantëve nga Azia Qendrore. Megjithatë, shumë migrantë s’kanë mbrojtje ligjore dhe i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kanë qenë viktima të mashtrimeve. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
5 qershor 2026A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
-
3 qershor 2026Pse po protestohet për Zvërnecin?