Tetë tentime, tetë dështime për konstituimin e Kuvendit
Tetë herë u mblodhën, por çdo herë dështuan ta çojnë në fund konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e rinj nuk po arrijnë të gjejnë mirëkuptim për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit. Derisa e propozuara për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk po i merr votat e nevojshme, qytetarët po fajësojnë të gjitha palët që s’po gjejnë konsensus. Njohësit e proceseve politike parashohin rënie të madhe të besimit në institucione, në rast se vazhdon bllokada në Kuvend.
Të ndërlidhura
Përmbajtja
-
5 qershor 2026A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
-
3 qershor 2026Pse po protestohet për Zvërnecin?