"Tajvani është Kinë": Vuçiq mirëpret Xinë në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia shtroi qilimin e kuq homologut të tij kinez, Xi Jinping, më 8 maj, duke deklaruar “Tajvani është Kinë” para turmave mirëpritëse në Beograd. Vuçiq përpiqet të mbajë lidhje të ngushta, edhe me Pekinin, edhe me Moskën, teksa në të njëjtën kohë synon integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Banorë të Beogradit, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, u shprehën të lumtur për vizitën e Xisë dhe për marrëdhëniet e vendit të tyre me Kinën. (Përgatiti: Trim Haliti)
Përmbajtja
-
korrik 07, 2024
Lulet gjallërojnë Ukrainën e vuajtur
-
korrik 05, 2024
Ushtria ukrainase rrëzon dronë nga barkat amerikane
-
korrik 03, 2024
Pasojat nga moti i lig në Ballkan