Të burgosurit në Ukrainë duan të luftojnë kundër Rusisë
Një kontrabandist ukrainas i drogës thotë se më parë do të shërbente në ushtri sesa të qëndronte në burg – dhe atij mund t’i ofrohet kjo mundësi nëse miratohet një projektligj që parasheh lejimin e rekrutimit të të burgosurve për luftën kundër Rusisë. Radio Evropa e Lirë ka siguruar qasje ekskluzive në një burg ukrainas, derisa për projektligjin po diskutohej në Parlamentin e Ukrainës, ku ligjvënësit po shqyrtonin se çfarë lloj të burgosurish do të lejoheshin për t’u angazhuar në ushtri. Ministria e Drejtësisë thotë se Ukraina nuk po formon diçka të ngjashme me grupin mercenar rus, Wagner, që në radhët e veta ka angazhuar edhe përdhunues dhe vrasës. (Përgatitën: Trim Haliti, Bekim Bislimi dhe Lendi Susuri)
Përmbajtja
-
12 dhjetor 2025Shtëpia e Bardhë “dorëzon” Ballkanin
-
11 dhjetor 2025Si po marrin kompanitë kineze punë në Serbi pa tender?
-
11 dhjetor 2025Bullgarët dalin sërish në rrugë, kërkojnë Qeveri të re
-
8 dhjetor 2025Kriza e thatësisë: Irani synon të blejë ujë nga fqinjët
-
7 dhjetor 2025Projektet e dhëndrit të Trumpit ndezin polemika në Beograd