“Shqetësim dhe konfuzion”: Qytetarët në Beograd pas sulmit në Banjskë
Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Beograd thonë se janë të shqetësuar nga kriza e re mes Kosovës dhe Serbisë. Më shumë se një javë pasi një grup serbësh sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke vrarë një rreshter, tensionet mes dy vendeve mbeten të larta. (Përgatitën: Valona Tela, Bujar Tërstena)