Me moton “As edhe një më shumë!”, në Kosovës të premten nisi fushata “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Fokusi i aktiviteteve është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e raportimit të dhunës me bazë gjinore në familje, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nazlie Bala, këshilltare politike e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në Kosovë, vetëm dy për qind e këtyre rasteve raportohen në polici.
Fushata nisi në ditën kur në Kosovë është shënuar vrasja e një gruaje, që dyshohet të jetë bërë nga bashkëshorti i saj.
Sipas të dhënave nga policia, dhuna në familje në Kosovë është në rritje viteve të fundit.