Die Morina van Uijtregt është producente podkastesh e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Autoritetet serbe po vazhdojnë të arrestojnë shtetas të Kosovës, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës në fund të viteve ’90.
Në Kosovë janë shtatë strehimore, që njihen si shtëpi të sigurta. Ato janë portë për të gjitha gratë, të cilat janë viktima të dhunës në familje dhe vendosin të largohen nga shtëpitë ku përjetojnë dhunën, si dhe për fëmijët e tyre.
Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, rrezikon të njolloset dhe të diskreditohet në rrjetet sociale, thonë përfaqësues dhe studiues mediash.
Në këtë episod special të podkastit Libertas, një e mbijetuar e dhunës në familje rrëfen historinë e saj, nga vdekja e bashkëshortit e deri tek dhuna psikike e fizike që ia shkaktoi i ati saj.
Vrasja e grave në Kosovë nga bashkëshortët, ish-bashkëshortët dhe partnerët e tyre, është bërë e shpeshtë. Por, këto raste mund të “parandalohen përmes edukimit”, thotë psikologia klinike Ibe Linda Halili, me të cilën flasim në këtë episod të pokastit Libertas.
Në këtë episod të podkastit Libertas flasim me Yllza Nikqin, koordinatore e qendrës për parandalimin e vetëvrasjeve "Linja e Jetës", dhe me Art Lleshin, njëri nga 47 vullnetarët e saj.
Në këtë episod të podkastit Libertas flasim rreth çrregullimit të mungesës së vëmendjes dhe të hiperaktivitetit, që ndryshe njihet si ADHD.
Kësaj radhe në podkastin Libertas, me psikologen klinike, Jeta Deva, diskutojmë për çrregullimin narcistik të personalitetit. Në këtë episod mund të informoheni më shumë lidhur me shenjat dalluese, parandalimin dhe mënyrat e trajtimit për të menaxhuar një çrregullim të tillë.
Në këtë episod të podkastit Libertas, Albert Selimi rrëfen luftën e tij me ankthin dhe tejkalimin e tij. Në një bisedë intime, ai flet për përvoja të rënda emocionale gjatë rritjes, përfshirë bullizimin nga fëmijët e tjerë.
Miliona njerëz në botë përballen me stresin post-traumatik, që është një gjendje që zakonisht shfaqet tek njerëzit që përjetojnë ose kanë qenë dëshmitarë të një ngjarjeje traumatike.
Depresioni, çrregullim nga i cili vuajnë qindra mijëra njerëz në botë, përcillet me shenja të dallueshme në sjellje, mungesë ndërveprimi me të tjerët dhe me shkëputje nga aktivitetet. Përtej paragjykimeve, depresioni trajtohet dhe ka një përqindje të lartë të suksesit në trajtim.
Ankthi, i karakterizuar nga shqetësimi i vazhdueshëm, brenga dhe frika, prek miliona njerëz në mbarë botën, duke ndikuar negativisht në jetën e përditshme dhe mirëqenien e përgjithshme.
Të revoltuara kundër kornizave shoqërore, katër të reja në Prishtinë themeluan kolektivin artistik, Haveit, në vitin 2011.
Egzon Gashi ishte vetëm gjashtëmuajsh, kur familja e tij migroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një shqipe të rrjedhshme, Egzoni flet për lidhjen e tij të ngushtë me Kosovën, që u forcua edhe më shumë kur i vdiq babai.
Eksplorimi i maleve është pasioni më i madh i Valdete Qollakut. Dikur mësimdhënëse e lëndës Gjeografi, Valdetja para më shumë se 15 vjetësh bëri ngjitjen e parë malore, dhe, që nga ajo ditë, nuk iu nda më malit.
Përgjatë 22 vjetëve karrierë si balerinë në Baletin Kombëtar të Kosovës, Jeta Musolli ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve, me koreografë vendës dhe ndërkombëtarë, shpesh edhe në role kryesore.
Xhudistja Distria Krasniqi po mbyll vitin 2023 duke e qenë e para në botë. Por, për të arritur këtu, rrugëtimi i saj plot mund e sakrifica nisi kur ishte vetëm 7 vjeçe. Në një rrëfim për Libertas të Radios Evropa e Lirë, Distria thotë se xhudoja për të është "vetë jeta".
Arlinda Morina, regjisore nga Prishtina, u përball me shumë sfida si një e re që kundërshtonte kufizimet dhe normat e caktuara shoqërore. Por, sfidën më të madhe e pati në pesë vjetët e fundit: mposhti dy herë kancerin e qelizave të gjakut, leukeminë.
Liburn Jupolli kujton momentin kur ka kompozuar veprën e tij të parë muzikore, rreth moshës 11-12 vjeçare. Tani 33 vjeç, ai rrëfen për rrugëtimin dhe zhvillimin e tij artistik, që karakterizohet me kompozimin e shumë veprave dhe me shpikje të instrumenteve të reja.
Vrasja e Liridona Murselit është femicid i pastër, sipas Luljeta Demollit, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore. Ajo thotë se në shoqërinë kosovare ka një pranim të dhunës, teksa thekson faktorët që ndikojnë në numrin e lartë të viktimave të dhunës me bazë gjinore në Kosovë.
Shfaq më shumë