Delegacioni ukrainas duke arritur për bisedime me delegacionin rus në Bjellorusi
Në ditën e pestë të pushtimit rus të Ukrainës, delegacionet e dy vendeve kanë nisur bisedimet në Bjellorusi, që synojnë t'i japin fund luftës. Zyra e presidentit ukrainas tha se dëshiron armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse. Ndërkaq, Moska, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky, dëshiron të arrijë një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve.