Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Fermerët zbrazin qumështin nga maunet në rrugë
![Disa protestues mbajnë pankarta me mbishkrime, ku kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për ta shpëtuar industrinë e prodhimit të qumështit.](https://gdb.rferl.org/6b749f80-1dfc-4dfb-8371-af49f46082b6_w1024_q10_s.jpg)
5
Disa protestues mbajnë pankarta me mbishkrime, ku kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për ta shpëtuar industrinë e prodhimit të qumështit.
![Zbrazja e qumështit në rrugë nga një maune.](https://gdb.rferl.org/395742e7-f7f0-4322-9810-e622a5470ef9_w1024_q10_s.jpg)
6
Zbrazja e qumështit në rrugë nga një maune.
![Një protestues mban pankartën me mbishkrimin "Kryeministër, ndale importin e qumështit, shpëto fermerët".](https://gdb.rferl.org/820be066-6819-4e33-ae8c-7517789aec2e_w1024_q10_s.jpg)
8
Një protestues mban pankartën me mbishkrimin "Kryeministër, ndale importin e qumështit, shpëto fermerët".
![Protestuesit mbajnë në duar këmbana gjatë protestës së qumështarëve. ](https://gdb.rferl.org/fd5ecfeb-aa99-41e9-a527-7e991dcb9703_w1024_q10_s.jpg)
9
Protestuesit mbajnë në duar këmbana gjatë protestës së qumështarëve.