Minatorët, si opsion të grevës, shohin edhe futjen në minierë
Minatorët e "Trepçës" kanë hyrë në ditën e katër të grevës në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”, të miratuar nga Qeveria e Kosovës. Gjatë muajit të kaluar, si formë paralajmëruese, minatorët kanë mbajtur greva njëorëshe. Por, sipas tyre, institucionet nuk i kishin shqyrtuar kërkesat e parashtruara. Minatorët thonë se pa plotësimin kërkesave të tyre, ata nuk do të dalin nga greva dhe paralajmërojnë veprime tjera në rast të mospërmbushjes së kërkesave. (Video: Bujar Tërstena)
Facebook Forum