Kërkohet përgjegjësi penale për "Pronto II"
Grupi i qytetarëve “Protestoj”, në vazhdën e protestave pas aferës së përgjimeve për rastin e njohur si ‘Pronto II’, ka ndërmarrë një aksion simbolik të premten te zyra e Prokurorit të Shtetit, në Prishtinë. Aty u kërkua që protagonistët e përgjimeve, të dyshuar për përfshirje në aferat e punësimeve të deleguara partiake nëpër institucionet e shtetit, të dalin para drejtësisë.
Facebook Forum