Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi

Live Blog: Seanca për Gjykatën Speciale

Lexoni rrjedhën e seancës në Kuvendin e Kosovës për amandamentimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

09:54 26.6.2015

Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerrë sot për miratim amandamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria, me të cilat i hapet rruga ligjore themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Kjo do të jetë hera e dytë që Kuvendi procedon me këto ndryshime, pasi që më 29 maj, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës kishte vendosur që të shtyjë votimin për një seancë tjetër

10:03 26.6.2015

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke protestuar para Kuvendi të Kosovës, duke kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.

Kjo protestë është përkahur edhe nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Subjekti më i madh opozitar, Vetëvendosje, përmes një komunikate për media një ditë më parë tha se "në Kuvendin e Kosovës do të synohet ndryshimi i Kushtetutës, në dëm të Republikës. Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”.

10:16 26.6.2015

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur përreth ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në kohën kur organizatat e dala nga lufta po protestojnë aty.

10:21 26.6.2015

Pal Lekaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se deputetët e këtij subjekti parlamentarë nuk do ta votojnë themelimin e Gjykatës speciale për krime lufte, duke theksuar se "me votën e atyre që mendojnë ta votojnë Gjykatën Speciale, atakohet rëndë shteti dhe pavarësia e Kosovës".

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG