Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi

Live Blog: Seanca për Gjykatën Speciale

Lexoni rrjedhën e seancës në Kuvendin e Kosovës për amandamentimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

10:41 26.6.2015

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka prezantuar para Kuvendit amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se ky amendament bazohet në letërkëmbimin mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, që më pas ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës si marrëveshje ndërkombëtare.

Mustafa ka thënë se ky amendament nuk cenon sovranitetin dhe kushtetutën e Kosovës, andaj edhe ka ftuar të gjithë deputetët që ta miratojnë.

10:36 26.6.2015

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës – miratimin e amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale. Miratimi i këtij amendamenti është i mundur vetëm me anë të dy të tretave të votave të deputetëve të Kuvendit.

10:28 26.6.2015

10:21 26.6.2015

Pal Lekaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se deputetët e këtij subjekti parlamentarë nuk do ta votojnë themelimin e Gjykatës speciale për krime lufte, duke theksuar se "me votën e atyre që mendojnë ta votojnë Gjykatën Speciale, atakohet rëndë shteti dhe pavarësia e Kosovës".

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG