Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi

Live Blog: Seanca për Gjykatën Speciale

Lexoni rrjedhën e seancës në Kuvendin e Kosovës për amandamentimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

10:16 26.6.2015

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur përreth ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në kohën kur organizatat e dala nga lufta po protestojnë aty.

10:03 26.6.2015

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke protestuar para Kuvendi të Kosovës, duke kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.

Kjo protestë është përkahur edhe nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Subjekti më i madh opozitar, Vetëvendosje, përmes një komunikate për media një ditë më parë tha se "në Kuvendin e Kosovës do të synohet ndryshimi i Kushtetutës, në dëm të Republikës. Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”.

09:54 26.6.2015

Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerrë sot për miratim amandamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria, me të cilat i hapet rruga ligjore themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Kjo do të jetë hera e dytë që Kuvendi procedon me këto ndryshime, pasi që më 29 maj, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës kishte vendosur që të shtyjë votimin për një seancë tjetër

XS
SM
MD
LG