Të ftohtët në Pragë nuk ndjehet edhe aq. Në sheshin kryesor të qytetit "Vaclavske Namesti" shiten kudo verëra të nxehta dhe ushqime tradicionale. Tingujt e këngëve "Jingle bells" dhe "Let it snow" dëgjohen gjithandej. Edhe brohorimat e "babadimrave". Qyteti gufon nga turistët. Disa bëjnë "selfie" para bredhit 30-metërsh. Të tjerë puthen, qeshin me zë të lartë apo nxitojnë për të përfituar nga zbritjet e para të çmimeve në dyqane.
Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga Praga në këtë fundvit.
Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga Praga në këtë fundvit.