Polemikat ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë, lidhur me pastrimin e listës zgjedhore, kanë nxjerrë edhe një herë në sipërfaqe çështjen e votuesve fiktivë, përkatësisht të atyre që kanë vdekur, që janë zhvendosur brenda vendit apo që nuk jetojnë në Maqedoni, por që emrat e të cilëve janë të pranishëm në listën e përgjithshme zgjedhore.
Pos partive politike, kjo çështje ka bërë që të ketë polemika dhe qëndrime të kundërta edhe ndërmjet anëtarëve të KSHZ-së. Ata nga radhët e partive në pushtet thonë se kryetari i Komisionit që është nga radhët e opozitës, pengon pastrimin e listës, ndërsa ky i fundit, përmes një letre për këtë ka fajësuar pikërisht anëtarët e opozitës.
Vlerësimet e partive politike opozitare janë nga 1.7 milion zgjedhës që janë të evidentuar në listën zgjedhore, rreth 200 mijë janë fiktiv, por ky vlerësim është kundërshtuar nga një trup tjetër i KSHZ-së, ai për pastrimin e listës zgjedhore, që drejtohet nga Bedredin Ibrahimi që vjen nga radhët e PDSH-së opozitare.
“Është një çështje që eksploatohet një kohë të gjatë se gjoja kemi 200 mijë votues fiktivë. Ndoshta ata ishin më parë, por me pastrimin e listës së zgjedhësve dhe metodologjisë që ne e caktuam, arritëm që nga lista e zgjedhësve të fshijmë afër 122 mijë shtetas, që ishin në listën e zgjedhësve, por që nuk i plotësonin kushtet të jenë aty. Kështu që, KSHZ-ja falë punës së grupit punues, arriti që këta persona të mos i evidentojë në listën zgjedhore dhe si të tillë, ata nuk figuronin në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë vit”, thotë Ibrahimi.
Ndërkohë, opozita ka vazhduar me akuzat se pushteti përveç që pengon pastrimin e listës zgjedhore, ai në forma të ndryshme vazhdon që ta zgjerojë atë edhe me maqedonas nga jashtë shtetit duke i pajisur me shtetësi e dokumente tjera të nevojshme për të votuar.
“Ne kemi konstatuar parregullsi të caktuara në listën zgjedhore, por KSHZ-ja nuk ka ndonjë mekanizëm për të ndërhyrë në këtë çështje. E tërë evidenca e librave amëz, adresat e qytetarëve është në Ministrinë e Brendshme. Ata në mënyrë kriminale kanë lëshuar letërnjoftime për këta persona që realisht nuk jetojnë në adresat e evidentuara në dokumente”, deklaron Damjan Mançevski nga LSDM-ja.
Por, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, thotë se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë, pasi lista zgjedhore për zgjedhjet e fundit lokale ishte miratuar nga kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, kuadër i LSDM-së.
“Bëhet fjalë për listën zgjedhore, për të cilën ishin pajtuar kryetari i KSHZ-së, anëtarët e tjerë dhe partitë politike se për momentin ajo i përgjigjet gjendjes reale në Maqedoni”, shprehet Jankullovska.
Ndërkohë, njohësit e çështjeve juridike thonë se partitë duhet që njëherë e përgjithmonë të heqin nga rendi i ditës çështjen e listës zgjedhore.
Profesori universitar, Osman Kadriu, thotë lista zgjedhore dhe votuesit fiktivë lihen me qëllim nga partitë, pasi praktika e deritashme ka dëshmuar se pikërisht këta “votues“ kanë vendosur edhe rezultatin e zgjedhjeve.
“Maqedonia me 2 milionë banorë të ketë 1.8 milionë votues është non-sens. Por, këtë dobësi, këtë mangësi që e ka lista zgjedhore, partitë i shfrytëzojnë për rezultatet e tyre, andaj pushtetit nuk i përgjigjet që për momentin të pastrohet lista zgjedhore. Ato këtë e përdorin si alibi se gjoja janë të interesuara dhe insistojnë që KSHZ-ja ta bëjë pastrimin, por komisioni nuk e bën pastrimin. Kjo çështje u takon institucioneve shtetërore tjera”, vlerëson Kadriu, njohës i çështjeve juridike.