Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë së re, që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, partisë, e cila fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj.
Rritja e temperaturave ka alarmuar institucionet në Maqedoninë e Veriut për kujdes nga ndezja e zjarreve, nga të cilat viteve të fundit janë shkrumbuar qindra hektarë pyje.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të martën e ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut listën me përbërjen e Qeverisë së re, e cila pritet të miratohet në seancën që do të mbahet më 22 dhe 23 qershor.
Drejtuesit e rinj të institucioneve në Shkup janë të vendosur që të mos përdorin emrin kushtetues të shtetit - Maqedonia e Veriut, qoftë brenda ose jashtë vendit, pavarësisht reagimeve të shumta nga Greqia.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tash e tre muaj po përballen me rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore bazë.
Ndërhyrja e politikës në programet mësimore dhe në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve arsimore ka ndikuar në masë të madhe në rënien e cilësisë në arsim, thonë ekspertët në Shkup.
Pavarësisht fitores në zgjedhjet parlamentare, koalicioni i ish- kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, vështirë se do të arrijë të formojë qeverinë e re të Bullgarisë.
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të pësojë ndryshime të shumta në riorganizimin e ministrive.
Fillimi i punimeve për ndërtimin e dy autostradave të Korridorit 8 dhe 10 në Maqedoninë e Veriut ka ngecur për shkak të pakënaqësive të banorëve me shpronësimin e tokës dhe padive të ngritura.
Formimi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut nga partitë fituese në bllokun maqedonas dhe shqiptar, duhet të zgjidhet me norma juridike përmes ndryshimit të Kushtetutës apo akteve tjera ligjore, thotë Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Tetovës.
Në Maqedoninë e Veriut më 28 maj konstituohet përbërja e njëmbëdhjetë e Kuvendit e dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj.
Bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut janë drejt finalizimit, por ndarja e posteve ministrore pritet të bëhet nga mandatari i ardhshëm, kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Maqedonia e Veriut në vazhdimësi ka marrë kritika për politizimin e institucioneve dhe ndryshimet në Kodin Penal që kanë liruar nga gjykimi dhe paraburgimi shumë ish-zyrtarë të akuzuar për vepra të rënda penale.
Marrëveshja e vitit 2018 me Greqinë është kundërshtuar në vazhdimësi nga VMRO DPMNE-ja, e cila i ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit të këtij viti.
Dy blloqet politike kanë qëndrime të ndryshme për ndryshimet kushtetuese, ndërsa tashmë kanë rënë dakord për temat e tjera si luftën kundër krimit, korrupsionit dhe sundimin e ligjit.
Greqia e ka kërcënuar Shkupin se mund të përballet me pasoja në procesin e integrimin evropian nëse shkel Marrëveshjen e Prespës, sipas së cilës Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedoni të Veriut.
Partia fituese e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, VMRO DPMNE, dhe koalicioni opozitar VLEN kanë bërë të ditur nisjen e bisedimeve për formimin e qeverisë së re.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut i dhanë fund qeverisjes shtatëvjeçare të Lidhjes Social-Demokrate në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare, që u mbajtën më 8 maj.
Rreth 1.8 milion shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë vote në këto dy palë zgjedhje: rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në zgjedhjet parlamentare.
Në Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbahen dy palë zgjedhje: rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare.
Shfaq më shumë