Njohësit e zhvillimeve politike dhe ekspertët e sigurisë konsiderojnë se çështjet që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, si strukturat ilegale të ngritura atje me financimin e Serbisë, duhet të shuhen dhe jo legalizohen.
Ish ministri i Pushteti Lokal, Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se të gjitha strukturat ilegale që i financon Beogradi, duhet të shuhen, dhe siç tha ai, të fuqizohen struktura lokale sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
“Ato patjetër duhet të shuhen duhet të largohen, për të arritur një normalizim, pastaj për t’u parë se çfarë roli konstruktiv do të luajë Beogradi në atë pjesë që të mund të kenë qasje institucionet e Kosovës për të krijuar një lidhje, një dialog me qytetaret edhe liderët lokal për të përgatitur parakushtet organizimit e zgjedhjeve lokale, ndërtimin e strukturave lokale dhe pastaj fuqizimin e atyre strukturave lokale, për me mundur qytetarët t’i reflektojnë interesat e veta përmes atyre komunave”, shpjegoi Ferati.
Ferati mendon se gjithçka tjetër, përveç fuqizimit të komunave me ligjet e Republikës së Kosovës, do të jete një dështim dhe vazhdim i problemeve në veri.
“Unë besoj se edhe Beogradi e ka kuptua se kjo gjendje nuk i ka konvenuar dhe asnjëherë nuk ka shënuar ndonjë progres. Dhe tash po diskutohet se si do të jetojë veriu. Veriu do të jetë në Kosovë me ligjet e Republikës së Kosovës dhe se ata do të kenë të gjitha të drejtat që kanë edhe komunat e tjera. Vetëm kjo është rezoluta edhe e Kuvendit të Kosovës se të gjitha zgjedhjet atje të gjinden në kuadër të kushtetutës, një tërësi territoriale, integritetin dhe në sistemin unik të funksionimit”, deklaroi për Radion Evropa e Lirë, Sadri Ferati.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se institucionet e vendit synojnë që brenda një periudhe të shkurtër kohore të arrijnë largimin e të gjitha strukturave të sigurisë së Serbisë nga veriu i Kosovës.
Kurse është shprehur se pastaj do të ndodh transformimi i strukturave ekzistuese në veri në fushën e arsimit, shëndetësisë, çështjeve sociale në struktura të qytetarëve të veriut të Kosovës.
Në anën tjetër, politikani serb nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, ish-zyrtar në qeverinë e mëparshme të Serbisë, tha për Radion Evropa e Lirë, se nuk do të ketë ndonjë zgjidhje të shpejtë, por ajo që është e mundshme është që strukturat aktuale të legalizohen përkohësisht deri te mbajtja e zgjedhjeve.
“Në momentin kur arrihet marrëveshja, zgjedhjet janë të mundshme në një përudhë kohore prej 6 deri në 9 muaj. Mund të mbahen zgjedhje në të cilat serbët do të marrin pjesë me përkrahjen e Qeverisë serbe, dhe kjo do të jetë e pranueshme edhe nga Prishtina dhe Beogradi, po ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Ivanoviq.
Ai gjithashtu shtoi se me arritjen e ndonjë marrëveshjeje të tillë, është e sigurt që do të ketë kundërshtime nga popullata serbe në veri.
“Disa persona janë mësuar të jetojnë me komoditet, të punojnë në rrethana siç kanë punuar deri tash, e këto rrethana janë as me Beogradin e as me Prishtinën por siç kanë dashur ata vet. Por, kjo mënyrë e të menduarit nuk do të zgjas edhe shumë kohë. Kjo është çështje e marrëveshjes se qeverise tonë. Çdo marrëveshje që arrin kryeministri ynë ajo marrëveshje është e obligueshme për të gjithë”, u shpreh Ivanoviq.
Por, nga ana tjetër, kreu i Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës, Milan Ivanoviq, tha se qeveria në Beograd, në shumë dyer kërkon që të imponojë zgjidhje që cenon interesat e serbëve ne veri.
“Zgjidhja që arrihet eventualisht pa ne, nuk nënkupton se edhe do të zbatohet në praktikë, vetëm se dikush në Beograd, qoftë kjo edhe qeveria, apo Daçiqi është marrë vesh. Nëse kjo marrëveshje cenon intersat tona vitale, ne nuk do ta pranojmë, sikur që nuk kemi pranuar deri tash. Ne qëndrojmë të lidhur për instiucionet tona, sepse ato nuk janë paralele, por institucione jetësore. Pa ato, nuk ka jetë të serbëve në Kosovë. Nëse e duam një Kosovë multientike, duhet të pranojmë se serbët përmes këtyre institucioneve jetësojnë të drejtat e tyre të cenuara”, u shpreh ai.
Kurse, njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi vlerëson se shuarja e strukturave ilegale të Serbisë do të jetë e vështirë, pasi që Serbia insiston në një autonomi për atë pjesë të Kosovës.
“Pala serbe do të insistojë që t’i mbajë ato struktura me çdo kusht dhe të imponojë një autonomi. Dhe e fundit, nëse nuk gjënë një përkrahje prej Bashkimit Evropian, atëherë tjetra është që ato t’i transformojë, ky do të jetë ai opsioni i serbeve”, theksoi Ibishi.
Ndonëse po bëhen pesë vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë, Prishtina zyrtare nuk ka arritur ta shtrijë në tërësi autoritetin shtetëror në veri të Kosovës .
Kundërshtimi i banorëve serbë të asaj pjese ndaj këtij autoriteti shtetëror, vazhdon të jetë i fuqishëm, sikurse lidhjet e tyre me Beogradin zyrtar.
Bashkësia Ndërkombëtare disa herë i ka kërkuar Serbisë zhbërjen e strukturave paralele nga veriu i Kosovës, ndërsa ka inkurajuar palët për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet vete.