Ndërlidhjet

Merilin Monro, simbol i pashembullt adhurimi dhe magjepsjeje

Merilin Monro, portreti i një ikone amerikane

Merilin Monro duke pozuar me rroba banje në vitin 1950.Aktorja po ashtu ka punuar rregullisht si modele, para se ajo të bëhej një zonjë Hollivudi.
1/11 Merilin Monro duke pozuar me rroba banje në vitin 1950.Aktorja po ashtu ka punuar rregullisht si modele, para se ajo të bëhej një zonjë Hollivudi.
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Monro u martua me policin Xhejms Dogjerti në vitin 1942, kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe. Ata u shkurorëzua më 1946 dhe u martua me burrin e saj të dytë, yllin e basketbollit Joe Di Maggio (foto këtu) në janar 1
2/11 Monro u martua me policin Xhejms Dogjerti në vitin 1942, kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe. Ata u shkurorëzua më 1946 dhe u martua me burrin e saj të dytë, yllin e basketbollit Joe Di Maggio (foto këtu) në janar 1
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Martesa e tretë dhe e fundit e Monrosë ishte me dramaturgun Artur Miller (majtas). Ata u martuan në vitin 1956 dhe u shkurorëzuan në vitin 1961.
3/11 Martesa e tretë dhe e fundit e Monrosë ishte me dramaturgun Artur Miller (majtas). Ata u martuan në vitin 1956 dhe u shkurorëzuan në vitin 1961.
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Merilin Monro (djathtas) me shokë, aktorët Vivien Leih  dhe Sir Lorenc Olivier në vitin 1956.
4/11 Merilin Monro (djathtas) me shokë, aktorët Vivien Leih  dhe Sir Lorenc Olivier në vitin 1956.
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Monroe pozon për fotografët në aeroportin "La Guardia" të Nju Jorkut, para fluturimit në Çikago për prezantimin e filmit të saj "Some Like It Hot", në vitin 1959.
5/11 Monroe pozon për fotografët në aeroportin "La Guardia" të Nju Jorkut, para fluturimit në Çikago për prezantimin e filmit të saj "Some Like It Hot", në vitin 1959.
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Monro ndan një gotë shampanjë me aktorin dhe këngëtarin francez Yves Montand në Holivud, pas shfaqjes së filmit të tyre "Let's Make Love" me regji të Xhorxh  Cukor, në vitin 1960.
6/11 Monro ndan një gotë shampanjë me aktorin dhe këngëtarin francez Yves Montand në Holivud, pas shfaqjes së filmit të tyre "Let's Make Love" me regji të Xhorxh  Cukor, në vitin 1960.
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Merilin Monro, disa muaj para se të vdiste në vitin 1962.
7/11 Merilin Monro, disa muaj para se të vdiste në vitin 1962.
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Holivud për funeralin e Merilin Monrosë, pas vdekjes së saj në rrethana misterioze në gusht të vitit 1962.
8/11 Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Holivud për funeralin e Merilin Monrosë, pas vdekjes së saj në rrethana misterioze në gusht të vitit 1962.
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Popullariteti i madh i Monrosë, do të thotë se ajo ishte një zgjedhje e natyrshme e subjektit për pop-artistin amerikan Andy Warhol. 
9/11 Popullariteti i madh i Monrosë, do të thotë se ajo ishte një zgjedhje e natyrshme e subjektit për pop-artistin amerikan Andy Warhol. 
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Joshja jetëgjatë e Monrosë gjithashtu tejkalon kulturat. Këtu, një shitës pret klientët, kurse prapa shihet një qilim me imazhin e aktores, në një treg në Krahinën Kunar, Afganistan.
10/11 Joshja jetëgjatë e Monrosë gjithashtu tejkalon kulturat. Këtu, një shitës pret klientët, kurse prapa shihet një qilim me imazhin e aktores, në një treg në Krahinën Kunar, Afganistan.
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
 Redaksia zyrtare e Festivalit të Filmit të Kanës këtë vit  pati portetin e ikonës Merilin Monro.
11/11  Redaksia zyrtare e Festivalit të Filmit të Kanës këtë vit  pati portetin e ikonës Merilin Monro.
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së saj tragjike nga një mbidozë barbiturate më 5 gusht 2012, joshja e aktores dhe seks-simbolit, Merilin Monro, është ende e fortë sa ç'ishte pesë dekada më parë. Ja disa imazhe nga jeta dhe karriera e një prej figurave më portretizuese dhe më intriguese të Hollivudit.
Previous slide
Next slide

E pagëzuar në lindje si Norma Xhin Mortenson, Merilin Monro, ishte një aktore Hollivudi, e cila u shndërrua në një simbol seksi, adhurimi botëror dhe magjepsjeje, si dhe frymëzim për imazhe të panumërta në mbi 600 libra.

Fillimet e saj ishin modeste dhe nuk premtonin shumë. I është dashur të ndryshojë imazhin tërësisht dhe të transformojë karakterin e saj skenik për të arritur statusin që kishte.

E ëma e Normas shpesh është dërguar në një strehimore për të sëmurët mendorë.

Merilini kishte 12 palë prindërish birësues dhe për një kohë të shkurtër është dashur të jetojë në jetimore. Në moshën 16-vjeçare u martua me një bashkëpunëtor të sajin dhe gjatë gjithë jetës është martuar tre herë, dy të tjerët ishin skenaristi i moshuar Artur Miller dhe ylli i bejzbollit, Xho diMagjio.

Është thënë se Merilin Monro ka pasur edhe një aferë të fshehtë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Xhon Kenedi, por dëshmi për këtë aferë nuk ka pasur.

Jetën e saj në shou-biznes e nisi si foto-modele. Fotografia e saj nudo në një kalendar i solli një rol në filmin e vitit 1948 “Scudda-Hoo! Scooda-Hay!”.

Një rol dytësor më 1950 në filmin “The Asphalt Jungle” dhe paraqitja e saj në “All About Eve” bënë që Merilin të nënshkruajë kontratën e saj me studion filmike FOX. Rolet e saj në “Let’s Make It Legal” (1951), “Love Nest” (1951), “Clash by Night”“(1952), “Niagara” (1953), e bënë të njihet botërisht si hyjni dashurie.

Kurse, filmat “Gentlemen Prefer Blondes” (1953), “How to Marry a Millionaire” (1953) dhe “There’s No Business Like Shoë Business” (1954), e bënë Monronë objekt të pashembullt të adhurimit botëror.

Imazhi i saj i hershëm si një bionde naïve dhe joshëse më vonë u zëvendësua si në kinematografi, ashtu edhe në jetën e saj, me figurën tragjike të një gruaje të ndjeshme dhe të brishtë, e paaftë të përballet me trysnitë e Hollivudit.

Orari, me të cilin punonte dhe presioni social kudo që paraqitej, bënë që ajo të paguajë çmimin me thyerje emocionale, depresion, pagjumësi, varshmëri nga barnat qetësuese dhe abuzim me alkool.

Sot bëhen 50 vjet që kur Merilin Monro u gjet e vdekur, në moshën 36-vjeçare, nga mbidozimi me qetësues, disa muaj pasi ishte izoluar tërësisht në shtëpinë e saj në Los Anxhelos.

Vdekja e saj, sipas autopsisë, ishte shkaktuar nga helmimi akut me barbiturate dhe është shënuar zyrtarisht si “vetëvrasje e mundshme”.

Përcaktimi “e mundshme” ka lënë hapur mundësinë se ajo mund të jetë vrarë, duke nxitur kështu - kuptueshëm - teori konspirative për një kohë të gjatë. Disa përmendnin aferën e saj të pandehur me Xhon Kenedin, duke thënë se “ajo mund të ketë ditur shumëçka për presidentin” . Të tjerët thoshin se ishin agjencitë klandestine që e kishin vrarë atë apo se mund të ketë qenë viktimë e mafias.

Sidoqoftë, Merilin Monro, në jetën e saj ka realizuar 23 filma dhe është portretizuar nga të tjerët në 14 filma të tjerë. Portreti i saj nudo bëri që në treg të dalë edhe revista e parë Playboy më 1953. Fustani që kishte në trup, kur këndoi për ditëlindjen e presidentit Kenedi, u shit në ankand për 1,267,500 dollarë amerikanë.

Libri Ginis i Rekordeve Botërore e pati shënuar si veshmbathjen më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë, por fustani tjetër, ai i bardhi nga filmi “Some Like It Hot”, i cili u shndërrua në një imazh ikonik në kinematografinë botërore, në vitin 2011 u shit për 5,6 milionë dollarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG