Ndërlidhjet

Fitore e Romnit në Uashington


Mit Romni
Mit Romni
Kandidati presidencial i republikanëve, Mit Romni, ka fituar zgjedhjet paraprake në shtetin e Uashingtonit.

Ai ka marrë 37 për qind të votave, ndërsa ish-senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum, dhe kongresisti nga Teksasi, Ron Pol, kanë marrë secili nga 24 për qind.

Romnit i duhej një fitore para “Super të martës”, më 6 mars, ku 10 shtete mbajnë zgjedhjet pararpake në garën e republikanëve për t’u përballur me presidentin në detyrë, Barak Obama, në zgjedhjet e nëntorit.

Romni po përpiqet që të rimarrë veten si kandidat kryesor në partinë e tij, pas tri humbjeve që pësoi për një ditë në muajin e kaluar nga ish-senatori Santorum.(a.i.)

Lexoni edhe këto:
Mit Romni fitoi në Miçigen dhe Arizona
Me këngë në fushatë

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG