Ndërlidhjet

SHBA: Rik Santorum arriti sukses në votimet e republikanëve


Ish senatori nga Pensilvania, Rik Santorum, doli fitues në votimet e republikanëve për nominim presidencial në shtetet Minesota dhe Kolorado. Ai doli i pari edhe në votimet preferenciale presidenciale jo obliguese në shtetin Misuri.

Në Minesota, zoti Santorum fitoi 45% të votave, Ron Pol ishte i dyti me 27%, ndërsa Mit Romni, ishte i treti me 17%.

Ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Njut Gingriç, fitoi 11% të votave.

Në Kolorado, u zhvillua luftë më e ngushtë: Santorum – 38%, Romni 35%, ndërsa Gingriç dhe Ron Pol, fituan nga 13% të votave.

Rik Santorum, para mbështetësve të tij në Sent Çarls të Misurit, e kritikoi rivalin Mit Romni, duke e krahasuar me Barak Obamën.

Mëtutje ai tha:

“Konservatorizmi është gjallë dhe mirë në Misuri dhe Minesota”, tha Santorum.

Fituesi i nominimit republikan për kandidat për president, në muajin nëntor të këtij viti do të ballafaqohet me presidentin aktual, Barak Obama.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG