“Kritikat për EULEX-in janë të drejta, sepse EULEX-i duhet të zbatojë rendin dhe ligjin dhe duhet të luftojë krimin e organizuar dhe kontrabandën, gjë që në të kaluarën nuk e ka bërë me shumë sukses”, ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
RADIO EVROPA E LIRË
Zonja presidente, situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar. Si e shihni ju epilogun e zhvillimeve atje?
Vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit dhe zbatimi i plotë i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, alternativë tjetër nuk ka.
Vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit dhe zbatimi i plotë i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, alternativë tjetër nuk ka. Edhe me pakon e Ahtisaarit edhe me decentralizimin është e rregulluar çështja e autonomisë në nivel komunal dhe realizimi i të drejtave kolektive të komuniteteve.
Vendimi i Qeverisë për reciprocitet në shkëmbimin e mallrave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe angazhimi i forcave të policisë për të mbikëqyrur dhe për të realizuar këtë vendim duke kontrolluar pikat kufitare doganore 1 dhe 31, dhe gjithë kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për të bllokuar kalimet ilegale dhe futjen e mallit kontrabandë, është një veprim i drejt në zbatim të ligjit. Kjo është në të mirën e të gjithë qytetarëve por edhe në të mirën e shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Bashkimi Evropian ka kërkuar që situata në veri të kthehet në gjendjen e mëparshme, por qeveria e Kosovës është përgjigjur duke thënë se kthim prapa nuk ka. Ju si mendoni se duhet vepruar?
ATIFETE JAHJAGA
Kërkesën e Bashkimit Evropian duhet kuptuar si kthim në gjendjen normale dhe krijimin e një situate të qetë e pa polarizime. Askush nuk mund dhe nuk duhet ta kuptojë që Bashkimi Evropian insiston në kthimin e gjendjes së mëparshme të lulëzimit të krimit të organizuar dhe të kontrabandës, sepse menaxhimi i integruar i kufijve, që nënkupton kontrollin dhe respektimin e rregullave, është parim themelor i Bashkimit Evropian.
Veprimi i Qeverisë dëshmon përkushtimin e shtetit që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial që është e drejtë themelore e Republikës së Kosovë;s të funksionojë sistemi i doganave në pikat kufitare me shtetet tjera.
RADIO EVROPA E LIRË
Megjithatë, misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, është kritikuar nga autoritetet në Kosovë për, siç thuhet, ngecjet në zbatimin e mandatit që ka në veri, duke kërkuar ndryshimin e qasjes së këtij misioni. A është koha për ndryshim?
Kritikat për EULEX-in janë të drejta, sepse EULEX-i duhet të zbatojë rendin dhe ligjin dhe duhet të luftojë krimin e organizuar dhe kontrabandën, gjë që në të kaluarën nuk e ka bërë me shumë sukses.
ATIFETE JAHJAGA
Kritikat për EULEX-in janë të drejta, sepse EULEX-i duhet të zbatojë rendin dhe ligjin dhe duhet të luftojë krimin e organizuar dhe kontrabandën, gjë që në të kaluarën nuk e ka bërë me shumë sukses. EULEX-i si mision evropian mban qëndrim neutral karshi statusit, por ky qëndrim nuk është neutral karshi zbatimit të rendit dhe ligjit sepse ky mision është ftuar nga institucionet e Kosovës dhe ka mandat të qartë.
Me të drejtë është pritur që misioni i EULEX-it do të angazhohet në përkrahje të vendimit të qeverisë dhe aksionit të policisë së Kosovës sepse natyra e këtij misioni është që të koordinohet me veprimet e institucioneve të Kosovës në fushën e drejtësisë dhe policisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje që këto çështje të diskutohen në bisedimet Prishtinë – Beograd. Cilat janë gjasat e këtij dialogu tash, pas këtyre zhvillimeve në veri?
ATIFETE JAHJAGA
Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka për qëllim që të gjejë zgjidhje praktike me të cilat përmirësohet jeta e qytetarëve të rajonit dhe të cilat zgjidhje nuk kanë mundur të gjenden deri tash.
Serbia njëanshëm nuk e vazhdoi raundin e paraparë të dialogut dhe nuk mbeti asnjë alternativë tjetër përveç zbatimit të masës së reciprocitetit dhe kontrollit të plotë të kufirit, gjë që është obligim kushtetues i Republikës së Kosovës.
Dialogu duhet të vazhdojë për temat praktike duke mos prekur rregullimin kushtetues dhe ligjshmërinë as të Kosovës dhe as të Serbisë. Kosova me askënd nuk do të bisedojë dhe nuk mund të bisedojë për çështjet e rregullimit të brendshëm të saj.
Zgjidhjet nga dialogu duhet të jenë zgjidhje evropiane që bazohen në standardet dhe në praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian. Kosova është e gatshme që me cilindo shtet, pra edhe me Serbinë, të dialogojë për të gjitha çështjet që janë në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.
RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihni ju rolin e Beogradit zyrtar në këtë rrafsh?
ATIFETE JAHJAGA
Beogradi duhet të luajë rol konstruktiv, duhet të pranojë realitetin dhe duhet të vendos marrëdhënie normale me shtetin e Kosovës. Ky është interes i qytetarëve të Serbisë dhe është interes edhe i qytetarëve të Kosovës edhe të atyre të nacionalitetit serb, interesat e të cilëve pretendon se i mbron Serbia.
Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, është shtet i ndërtuar në parimin qytetar multietnik, multikulturor dhe multifetar, që i respekton të drejtat e secilit, por që edhe të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Kosova dhe Serbia duhet të vendosin marrëdhënie normale ndërmjet vete ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera, sepse vetëm në këtë mënyrë ruhet paqja dhe stabiliteti në Ballkan dhe vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë, duke ndihmuar njëri tjetrin, në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
RADIO EVROPA E LIRË
Në këtë kuadër zonja presidente, a do të ishit e gatshme të takoheshit me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq?
ATIFETE JAHJAGA
Kosova tanimë ka filluar një proces të dialogut dhe unë e them që dialogu nuk është mënyra më e mirë, por është mënyra e vetme për dy vende -- me një të kaluar në të cilën kanë pasur konflikt dhe kanë pasur luftë, me pasoja shumë të mëdha veçanërisht për Kosovën dhe shumicën e vendeve të rajonit që kanë qenë në konflikt me po të njëjtin vend – që të zgjidhin problemet e tyre, keqkuptimet e tyre.
Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë në rrugën e integrimeve evropiane, duke mbështetur njëra-tjetrën dhe jo duke kundërshtuar njëra-tjetrën.
Kosova ashtu sikurse edhe vendet e rajonit e ka të ardhmen në integrimet evropiane dhe rregulla e artë e BE-së është që të gjitha shtetet duhet të shkojnë me faqe të pastër dhe që të gjitha çështjet e kontestueshme duhet të zgjidhen mes shteteve.
Njerëzit duhet t’u shmangen ideve të shekullit të 19-të sa u përket ndarjeve, riarranzhimeve . Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë në rrugën e integrimeve evropiane, duke mbështetur njëra-tjetrën dhe jo duke kundërshtuar njëra-tjetrën.
Unë fuqimisht besoj se Kosova, sikurse edhe me shtetet tjera, edhe me Serbinë do të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore dhe do të vendos marrëdhënie diplomatike, ashtu sikurse edhe me shtetet tjera.