Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë e tyre energjetike në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë është rikthyer debati për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror nga SHBA-ja.
Për të kuptuar se ku qëndrojnë negociatat dhe nëse diplomacia mund të parandalojë ende një përshkallëzim tjetër, Radio Evropa e Lirë bisedoi me Ethan A. Goldrich, diplomat veteran amerikan që ka shërbyer nën administrata të ndryshme.
Teksa Uashingtoni dhe Teherani po peshojnë diplomacinë kundrejt rrezikut të rinisjes së konfliktit, ish-zëvendësndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes për Lindjen e Mesme, Michael Patrick Mulroy, tha se të dyja palët tani kanë arsye të forta që të parandalojnë një përshkallëzim të mëtejmë
Kosova e mirëpret çdo nismë që synon përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian, por mbetet skeptike ndaj ideve që mund ta mbajnë atë në një status të ndërmjetëm.
Uashingtoni mbetet thellësisht i ndarë lidhur me vendimin për përjashtimin nga sanksionet amerikane të naftës ruse, që u lejon vendeve të rrezikuara të blejnë dërgesa të naftës ruse, që tashmë janë të ngarkuara në cisterna që gjenden në det
Derisa Uashingtoni po i shqyrton hapat e ardhshëm ndaj Teheranit, disa analistë thonë se po shohin shfaqjen e modeleve të njohura, jo nga Lindja e Mesme, por nga libri i strategjive të Kremlinit.
Lufta me Teheranin po e zbeh takimin e rëndësishëm që presidenti amerikan, Donald Trump, pritet ta zhvillojë këtë javë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, në Pekin. Irani pritet të jetë një nga çështjet më të ndjeshme në agjendën e këtij takimi.
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë për integrimin energjetik, Joshua Volz, thotë se Uashingtoni po e rrit angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor për të forcuar sigurinë energjetike të aleatëve dhe për të ulur varësinë e tyre nga furnizimet ruse.
Për gjeneralin me katër yje në pension, Philip Breedlove, ish-komandant Suprem i Aleatëve në Evropë i NATO-s (SACEUR), mungesa e konsultimeve është pjesë e problemit.
Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas njoftimit të presidentit Donald Trump për “Projektin Freedom”, përpjekjet e reja për ta rikthyer qarkullimin e transportit tregtar detar po duken gjithnjë e më vështirë të arritshme.
Senatori Thom Tillis, bashkëkryesues i Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan dhe ligjvënës republikan nga Karolina e Veriut ka një mesazh për ata që e shohin konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme si ngjarje të izoluara: Nuk janë.
Kosova po përjeton krizë politike e institucionale dhe gjendet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat sërish “nuk garantojnë stabilitet” vlerëson Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë.
Shfaq më shumë