Ali Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, ka paralajmëruar se një veprim ushtarak kundër Republikës Islamike do ta shtynte Teheranin që të zhvillonte armë bërthamore.
Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazës më 4 prill, me qëllim që të zgjerojë zonë e sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka kërcënuar Bejrutin më 28 mars, pas sulmeve me raketa nga Libani, duke tronditur armëpushimin e brishtë, që ndërpreu më shumë se një vit armiqësi me Hezbollahun.
Zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë vizituan një depo masive nëntokësore raketash, të mbushur me armë të fuqishme.
Sulmet ajrore izraelite të kryera në natën midis të mërkurës dhe të enjtes kanë lënë të vrarë gjashtë anëtarë të një familjeje dhe një zëdhënës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.
Forcat e përkrahura nga Shtetet e Bashkuara patën deklaruar më 2019 se grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) është shkatërruar.
Sulmet ajrore izraelite në mbarë jugun e Rripit të Gazës kanë vrarë të paktën 19 palestinezë gjatë natës midis 22 dhe 23 marsit.
Izraeli ka goditur caqe në Liban më 22 mars, në kundërpërgjigje ndaj raketave që shënjestruan Izraelin. Ky është këmbimi më i madh i zjarrit që nga marrëveshja e armëpushimit.
Izraeli i rifilloi bombardimet në Gazë të martën, duke e prishur armëpushimin që e kishte ndalur luftën dhe kishte ndihmuar në lirimin e disa dhjetëra pengjeve.
Autoritetet iraniane po i shtypin zërat e solisteve që kanë shpërfillur kufizimet e vendit ndaj të kënduarit të grave në publik. Javëve të fundit, një numri këngëtaresh u janë bllokuar faqet në mediat sociale, përderisa disa të tjera u morën në pyetje nga zyrtarë të sigurisë.
“Izraeli, nga ky çast, do të veprojë me forcë ushtarake kundër Hamasit”, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë.
Ministria e Jashtme e Egjiptit tha se vlerëson deklaratat e bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të mos kërkuar që banorët e Rripit të Gazës të largohen nga enklava.
Shfaq më shumë