Ushtria amerikane ka kryer përsëri sulme në Iran të enjten në mëngjes herët, duke thënë se ato erdhën si pasojë e sulmeve iraniane kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme.
Lufta e prolonguar SHBA-Iran ka bërë që shumë vende të Gjirit të rishqyrtojnë nevojat e tyre të mbrojtjes. Për Pakistanin, i cili ka vepruar si ndërmjetës në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit, kjo paraqet një mundësi për të stabilizuar ekonominë e tij të brishtë.
Partneriteti i Rusisë me Iranin është bërë një nga partneritetet strategjike më me ndikim në peizazhin e sotëm gjeopolitik.
Dronët e prodhuar nga Irani u kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave ukrainase që luftojnë kundër trupave ruse. Moska ka marrë edhe teknologji dronësh nga Teheranit, duke e rritur dukshëm prodhimin dhe tani përdor dronë të shumtë në luftën e saj për ta pushtuar Ukrainën.
Video të publikuara në rrjetet sociale më 28 korrik tregojnë njerëz duke protestuar kundër ekzekutimit të dy burrave nga autoritetet iraniane, në qytetin Isfahan.
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi Badjani dhe Amirhossein Safari Hosseinabadi janë ekzekutuar për shkak të rolit të tyre të pretenduar në protestat e janarit 2026, në lagjen Malek Shahr të Isfahanit.
Natën e 8 janarit, një kolonel i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) u vra në qytetin qendror të Isfahanit, derisa po zhvilloheshin protesta të mëdha kundër Qeverisë në mbarë vendin.
Gjashtëmbëdhjetë persona përballen me akuza që lidhen me protestat e mbajtura në janar në qytetin iranian të Isfahanit, gjatë të cilave u vra një kolonel i Gardës Revolucionare të Iranit.
Partneriteti i thellë i Rusisë me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut – duke krijuar një “bosht të trazirave” – përfaqëson një nga rirreshtimet më të rëndësishme gjeopolitike të nxitura nga lufta në Ukrainë.
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta me Iranin, duke përditësuar numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë dhe të plagosur gjatë konfliktit.
Qetësia gjatë natës së 26 korrikut erdhi vetëm dy ditë para një takimi kyç të planifikuar në Uashington mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha më 26 korrik se është bërë “përparim” në diskutimet mes Iranit dhe Omanit, por nuk dha detaje të tjera.
Shfaq më shumë