'Iustitia' sjell episodin e radhës mbi llogaridhënien e përgjegjësve për kontratën e dyshimtë prej 8.4 milionë eurosh me Ushtrinë e Kosovës. Mësoni se pse Ministria e Mbrojtjes dhe Paneli i Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë heshtur para dyshimeve të ngritura për falsifikime nga Beni Dona Plast.
Për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushqim, tri herë rresht është zgjedhur një kompani, ndërsa herën e katërt dhe përfundimisht kontratën e ka fituar “Beni Dona Plast”. Për këtë të fundit janë ngritur dyshime se ka falsifikuar ISO certifikatat në dosje të tenderit.
Në këtë episod të emisionit Iustitia, analizohet se si të fuqishmit, nën petkun e pushtetit, edhe pse akuzohen për korrupsion, arrijnë që përmes vendimeve të kundërligjshme gjyqësore të lirohen përfundimisht.
Një numër i madh i rasteve të korrupsionit, të raportuara pranë institucioneve, mbyllen në fazën e hetimit penal, pa kontroll gjyqësor dhe pa të drejtë ankese.
Ngritja e aktakuzave ndaj zyrtarëve të ndryshëm, nën dyshimet për përfshirje në korrupsion, nuk ka munguar nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Në episodin e dytë të emisionit ‘Iustitia’ mund të mësoni se si ndodh amnistimi i zyrtarëve të akuzuar për korrupsion përmes vjetërsimit të lëndëve.
Shfaq më shumë