Në episodin e dytë të emisionit ‘Iustitia’ mund të mësoni se si ndodh amnistimi i zyrtarëve të akuzuar për korrupsion përmes vjetërsimit të lëndëve.
Në episodin e dytë të emisionit ‘Iustitia’ mund të mësoni se si ndodh amnistimi i zyrtarëve të akuzuar për korrupsion përmes vjetërsimit të lëndëve. Na ndiqni më 7 maj në Radio Evropa e Lirë, Betimi për Drejtësi si dhe në RTV21 nga ora 22:30.
Prej shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, prokurorët kanë ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikanëve - pjesa dërrmuese e tyre për vepra penale të korrupsionit. Në këtë grup të politikanëve janë 55 raste, në të cilat janë akuzuar zyrtarë shtetërorë të profilit të lartë.