Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, në Odën e Mjekëve të Kosovës tregojnë se, gjatë vitit 2024, 109 mjekë e kanë tërhequr certifikatën për të kaluarën etike, e cila u shërben për punësim jashtë vendit.
Ndonëse teknikisht i mundur, ndryshimi i kahut të lumit Ibër nga Serbia në dëm të Kosovës do të shkaktonte shkelje të ligjit dhe konventave ndërkombëtare, thonë ekspertët.
Millica Stojanoviq Kostiq thotë se nuk ishte e përshtatshme që në Ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, të flitej ekskluzivisht për ngacmimin etnik të grave, kur gratë e komunitetit serb vuajnë çdo ditë nga dhuna e burrave të tyre ose të afërmve të tjerë, të cilët janë serbë.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se pjesa dërrmuese e rasteve të dhunës në familje raportohen nga gra me përkatësi etnike shqiptare.
Selvia - e cila e mposhti sëmundjen e saj pas dy vjetësh plot trajtime - tani udhëzon çdo grua që takon, që të bëjë kontrolle të rregullta.
Në Kosovë, çdo person që arrin moshën 65-vjeçare, ka të drejtë për pensionin bazik apo të moshës, i cili paguhet nga buxheti i shtetit, pavarësisht kontributeve të tij.
Një 20-vjeçar nga Prishtina ka bërë me sukses udhëtimin e mundimshëm nga varësia prej drogave deri te shërimi. Për gati katër vjet thotë se ka jetuar në një botë që sot nuk i duket reale - shpesh i çorientuar dhe në ankth.
“Spiun”, “tradhtar”, “kriminel”, “hajn” e “llaskuç”! Epitete të tilla, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë mveshur lehtësisht njëri-tjetrit, sidomos në seancat e dy javëve të fundit.
Në kohën kur teknologjia i lidh njerëzit si kurrë më parë, ajo i hap rrugë edhe një realiteti shqetësues: ngacmimit kibernetik - sidomos ndaj grave.
Skemat pensionale dhe sociale e rëndojnë jashtë mase buxhetin, thonë ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Me njërën këmbë, Flutura përkund mbesën e saj në djep, teksa pi një kafe. Por, as zëri i mbesës nuk i sjell buzëqeshje fytyrës së 45-vjeçares, që s’e heq dot nga mendja vitin 1999.
Përfaqësuesit e koalicionit që do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit thonë se "mbrojtja e vlerave tradicionale familjare" është kauza që i ka bërë bashkë ata.
Shfaq më shumë