Një anije, e cila dyshohet se bart një sasi të madhe të mbetjeve të rrezikshme, u ankorua të premten në portin kryesor të Shqipërisë, ku prokurorët kanë urdhëruar që përmbajtja e saj të kontrollohet dhe testohet.
Kjo është hera e dytë që Italia dërgon emigrantë në Shqipëri prej se dy qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri konfirmoi praninë e gripit të shpendëve në një fermë, por theksoi se asnjë njeri nuk është prekur nga kjo sëmundje.
Dhjetëra milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në vitet e fundit për arsye të ndryshme. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 milionë të huaj.
Anija me 102 kontejnerë, që dyshohet se kanë mbetje të rrezikshme, do të qëndrojë në radë (në det afër portit) në bregdetin e Durrësit në Shqipëri.
Shqipëria ka bërë pak progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo falë punës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për lirinë e medias nuk sheh asnjë përmirësim.
Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligjin që rregullon funksionimin dhe organizimin e një force të tillë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se sulmet kibernetike ndaj sistemit bankar janë intensifikuar.
Deputetë dhe mbështetës të partive opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, kanë protestuar të martën duke bllokuar gjashtë prej kryqëzimeve kryesore në disa qytete të vendit për gati tri orë.
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK) të martën është sekuestruar një apartament i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Të hënën në Shqipëri ka arritur një anije me 102 kontejnerë që dyshohet se kanë lëndë të rrezikshme.
Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion, nisi pas një kallëzimi të ngritur në vitin 2018 nga Romeo Kara, jurist pranë institucionit Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.
Shfaq më shumë