Zhurmat e çekiçëve dhe makinerive të ndërtimit e thyejnë heshtjen e verës në kryeqytetin pothuajse të boshatisur në kulmin e pushimeve vjetore. Më gjithë udhëzimet e Qeverisë për parandalimin e valës së nxehtësisë që punëtorët e ndërtimit të mos dalin në temperatura të larta në mesditë, në qendër të Shkupit, punëtorët po punojnë në ndërtesat e papërfunduara nga projekti kontrovers i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i njohur si “Shkupi 2014”.
Bashkimi Evropian (BE) i tha Serbisë se mbajtja e lidhjeve me Rusinë gjatë agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit.
Tetëdhjetë vjet pasi u dërguan për të pushtuar Jugosllavinë, pesë trena të prodhuar nga nazistët janë ende në funksion në Bosnje.
Pas arrestimit të biznesmenit kosovar me pasaportë malazeze, Naser Ramaj, i dyshuar për evazion fiskal, policia po kontrollon ligjshmërinë e procedurës përmes së cilës atij iu dha nënshtetësia e Malit të Zi në tetor të vitit të kaluar.
Dim, garež, ostaci nameštaja i uništene barake ostali su nakon požara u neformalnom naselju na Novom Beogradu u kojem žive Romi. Prema rečima stanovnika, izgorelo je sedam kuća. Povređenih nije bilo, ali je oko četrdeset ljudi ostalo bez krova nad glavom i provodi noći na ulici.
Mijëra monedha që u falsifikuan nga grupi i tij, përfunduan në Kosovë.
Një qytetar austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut është i dyshuari kryesor për përgatitjen e një sulmi terrorist në njërin nga koncertet e këngëtares amerikane, Taylor Swift, në Vjenë, konfirmuan autoritetet austriake, më 8 gusht.
Përdoruesit nga Ballkani Perëndimor nuk ishin të informuar për lajmin, ndërsa qytetarët e Bashkimit Evropian, kur hynin në platforma, morën një paralajmërim se politika po ndryshonte dhe më pas kishin opsionin për të tërhequr të dhënat nga trajnimi i planifikuar i inteligjencës artificiale.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Himarës. Në zgjedhjet e mbajtura të dielën, më 4 gusht, ai fitoi mbi 1.400 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Petro Gjikuria.
Të dhënat nga Komiteti Statistikor i Kirgizisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për importin e mallrave serbe në Kirgizi tregojnë se produktet e dërguara në këtë ish-republikë sovjetike nuk arrijnë në destinacionin e tyre zyrtar, por rieksportohen nga Kirgizia në një treg të tretë.
Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrtarë të lartë malazezë dhe një deputet, gjë që solli marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje në nivelin më të ulët diplomatik në vitet e fundit.
Shfaq më shumë