Ndërtimi i xhamisë - me vlerë rreth 30 milionë euro - u financua nga Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare i Turqisë.
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut të mërkurën shfuqizoi “Balancuesin” – mekanizmin që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore. Ky vendim prek edhe punësimet në administratën publike.
Nuk dihet nëse burgu i Idrizovës do të ketë ndërtesa të reja për rreth 500 të burgosur pas skadimit të lejes së ndërtimit, me gjithë huan prej 25 milionë eurosh nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës të miratuar që para dhjetë vjetësh.
Një ditë pas protestës së opozitës në Shqipëri, Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike.
Gur pas guri. Për 23 vjet rresht. Kaq kohë është dashur për të gërmuar materialin ndërtimor dolomit prej një guroreje rreth 500 metra prej shtëpive në vendbanimin Donja Jabllanica, ku, sipas të dhënave të fundit, kanë vdekur 16 persona.
Opozita në Shqipëri ka thirrur protestë kombëtare në pasditen e së hënës, për të kundërshtuar burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji. Partia Demokratike e ka cilësuar protestën si fillim i mosbindjes civile.
Maqedonia e Veriut është ndër vendet e para në listë për numrin e personave që kërkojnë azil në Gjermani, por gjithashtu është në krye për numrin e personave që janë kthyer në vendin e tyre.
Disa javë para zgjedhjeve, një delegacion i FPO-së - parti e themeluar në mesin e viteve 1950 nga nacional-socialistët e atëhershëm - u prit në Beograd nga zyrtarë të lartë serbë.
Opozita maqedonase paralajmëroi për një rrezik të mundshëm nga hyrja e kompanisë hungareze 4IG në tregun telekomunikues të Maqedonisë së Veriut për shkak të bashkëpunimit që ka me kompaninë kineze, Huawei.
Emri i partisë më të madhe në pushtet në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, ka një muaj që figuron si shoqatë (person juridik) në regjistrin e vetëm të taksapaguesve në Serbi.
Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë kanë raportuar për disa të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Darko Juka, zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut Hercegovinë Neretvë, ka bërë të ditur se janë gjetur 14 trupa të pajetë.
Shfaq më shumë